Tregtarët ambulantë, shesin në trotuar, qytetarët në rrugë makinash

Dhjetëra tregtarë ambulantë në Peshkopi kanë zaptuar trotuaret ku shesin produktet e tyre, ndërkohë që qytetarët janë të detyruar të kalojnë në rrugë me makinat. Përveç trotuareve, në rrugët e qytetit shihet të kalojnë lirisht dhe kafshë pune.Tregtarët ambulantë të fruta perimeve në Peshkopi janë të detyruar të shesin nëpër trotuare, në mungesë të një vendi të mirëfilltë ku të tregtojnë produktet.Në mungesë të trotuareve, qytetarët kalojnë në rrugë, paralelisht me makinat, duke rrezikuar jetën nga aksidente të mundshme.Në Peshkopi, përveç zaptimit të trotuarëve nga ambulantët, problem janë edhe kafshët e punës, që lëvizin lirisht nëpër rrugët e qytetit.