Kuvendi do të zgjerojë diskutimet për draftin, Shalsi:Ligji më gjithëpërfshirës
Drafti i qeverise për ligjin e Dhomave të Tregtisë i kundërshtuar nga grupet e interesit pritet të pësojë ndryshime gjatë diskutimeve në Kuvend. Kreu i Komisionit të Veprimtarive, Eduard Shalsi, u shpreh se do të rishqyrtohen një sërë pikash për të cilat biznesi kishte rezerva të thella.Ky ligj hasi në kundërshtime nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, por edhe nga Shoqata e Investitorëve të huaj, sipas të cilëve ai cënon pavarësinë e biznesit,duke i vendosur një taksë të fshehtë me kuotën e anëtarësimit.Kuvendi ka vendosur të zgjerojë diskutimin e ligjit për Dhomat e Tregtisë për draftin e Qeverisë, duke marrë për bazë edhe ankesat nga grupet e interesit që do të thotë se drafti ka gjasa të pësojë ndryshime që reflektojnë shqetësimet e ngritura.Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, ka deklaruar se tashmë synohet një reformim i thellë i funksionit të Dhomave të Tregtisë.Shalsi: Gjithsesi gjykojmë se është e domosdoshme të shihet më thellë nga çfarë ka ardhur propozimi i Qeverisë. Mos të mbetemi te thjesht anëtarësim i detyrueshëm apo jo, por mënyra sesi do të jenë të organizuara Dhomat e Shqipërisë.Shalsi ka deklaruar se janë disa shembuj të vendeve fqinje që po diskutohen për tu përshtatur në Shqipëri.Shalsi: Shembutj janë të natyrave të ndryshme. Duhen parë mirë konteksti ku operohet sepse do të ishte e pafrytshme të merret një model dhe të implementohet në Shqipëri fiks siç është në Gjermani apo në Itali pa parë dhe kuptuar kontekstin vendor.Ligji për Dhomat e Tregtisë është kundërshtuar në bllok nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Shoqata e Investitorëve të huaj.Sipas presidentit të Dhomës Amerikane, Mark Crowford ky draft cënon pavarësinë e biznesit, duke argumentuar se pagesa e detyrueshme e anëtarësimit është një taksë e fshehtë për sipërmarjen.