Rama thumbon BE, Batuta me Vuçiç: Fluturon në Rusi dhe hap negociatat

Nga Londra ku mori pjesë në Samitin e BERZH kreu i qeverisë shqiptar Edi Rama ka thumbuar Bashkimin Europian që sipas tij mbështet ato vende që kanë në krah Rusinë. Batuta me kryeministrin Serb Vuçiç ka pasur në qendër nxitjen për më shumë punë nga ana e BE-së për Shqipërimë apo edhe mungesën e liberalizimit të vizave me Kosovën ndërsa Serbisë i hapen negociata sapo homologu i tij fluturon drejt Rusisë. Duke folur në samit Rama u shpreh i vetëdijshmë se Shqipëria duhet të krijojë klimë më të mirë biznesi.E ka nisur në formën e batutës por ka rezultuar e fortë deklarata që kryeministri Rama ka bërë sot, 22 shkurt nga Londra ku ndodhej në samitin e BERZH.Duke iu referuar hapjes së negociatave Serbi-BE, kryeministri shqiptar tha se unioni është i kujdesshëm ndaj atyre që kanë Rusinë në krah si është rasti i SerbisëEdi Rama: "BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave."Ndërkohë, në orët e pasdites mediat serbe publikuan edhe reagimin e Vuçiç."Në Serbi ka nisur fushata elektorale, por nuk e dija që fushata ka nisur edhe në Shqipëri", ishte përgjigjia ironike e Kryeministrit të Serbisë, i cili nënkuptoi se Rama po mundohej të gjente justifikime për mungesën e progresit sa i përket anëtarsimit në BE.Më tej, ai qartësoi se Serbia kërkon të ruajë marëdhënie diplomatike me Rusinë sikundër ka bërë historikisht. Ai shtoi se aspirtatat e Beogradit për t'u anëtarësuar në BE nuk përbëjnë një kërcënim për relatat me Moskën zyrtare.Para seancës së pyetje-përgjigjeve në samitin e BERZH, Kryeministri shqiptar u drejtoi një apel investitorëve në mënyrë që ata të mos presin që Shqipëria të krijojë kushte perfekte për të investuar.Shefi i qeverisë shqiptare ia njohu këtë defekt situatës në Shqipëri, kur theksoi se duhet të krijojmë klimë të mirë biznesi, ndërsa shtoi se performanca ekonomike është përmirësuar ndjeshëm.Edi Rama: “Nuk do të doja të flisja shumë për ndihmën e BERZH pasi nuk do të doja të mendonin se nuk na duhet më ndihmë. Ne jemi këtu sepse na duhet ndihmë dhe e shohim atë si unike në një ambienti gjithnjë e më shumë armiqësor në terma solidariteti. Jemi të gjithë të aftë për të prezantuar vendet tona si histori suksesi dhe në këtë periudhë ka shumë histori suksesi, por padyshim jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë dhe në Shqipëri, padyshim që jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por jam i sigurt edhe për një fakt, se ata që do të presin deri sa gjithçka të jetë siç duhet, do të pendohen nesër që nuk investuan sot. Në këtë mjedis, ende jo perfekt, ka më shumë mundësi, sesa ato që mund të gjeni në një ambient perfekt” Ndërkohë BERZH dhe BE kanë akorduar një grant prej 12 milionë euro për interkonjeksionin Shqipëri- Maqedoni.Projekti është pjesë e axhendës për Ballkanin Perëndimor me fondet IPA. Presidenti i BERZH Suma Chakrabarti teksa foli për fondet energjisë tha se projekti mbështet infrastrukturën rajonale dhe krijon tregje të integruara./Oranews.tv/