Qeveria forcon kontrollet në kufi, ndalon hyrjen në vend të 1100 kimikateve
Qeveria ka vendosur të forocojë kontrollet për hyrjen e kimikateve në vend.Ministria e Mjedisit ka prezantuar projektligjin në Komisionin e Veprimtarive, i cili synon që të ndalojë 1 mijë e 100 kimikate nga 6 që janë te ndaluara aktualisht.Ndërkohë që edhe deputetë të mazhorancës ngritën një sërë shqetësimesh në lidhje me trajtimin e këtyre mbetjeve.Zgjerohet lista e kimikateve që do të ndalohen të hyjnë në Shqipëri.Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit ka prezantuar projektligjin i cili përcakton rregulla më të forta për hedhjen në treg të një kimikati, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit.Laureta Dibra deklaroi se në bazë të ligjit të ri do të ndalohen rreth 1 mijë e 100 kimikate nga 6 nënprodukte të asbestit që janë të ndaluara aktualisht.Dibra: Legjislacioni ekzistues ka pasur vetëm gjashtë kimikate të cilat ndaloheshin të hynin në territorin e vendit, ishin kryesisht nënproduktet e asbestit. Legjislacioni aktual ka 1100 substanca që ndalohen ose kufizohen dhe 31 substanca që janë totalisht të ndaluara.Ndërkohë deputetë të maxhorancës ngritën si shqetësim mostrajtimin e kimikateve në vend.Bare: Ajo që do të ngrija si shqetësim në këtë ligj lidhet me faktin se zbatueshmëria e këtij ligji në Shqipëri ka për të paraqitur probleme meqenëse lidhet me kompletimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme për menaxhimin e mbetjeve të tilla sikurse janë mbetjet kimike, apo kimikatet në përgjithësi. Meqenëse në Shqipëri ne ende nuk kemi një landfilld ku të depozitohen mbetjet e rrezikshme.Komisioni i Veprimtarive diskutoi ndër të tjera edhe ligjin për rregullimin e tregut të gazit në vend, i cili u miratua në parim.