Incidenti tek Liqeni, pezullohet nga detyra efektivi që dhunoi protestuesen

Ky akt i ka kushtuar shtrenjtë efektivit të policies, Kristaq Papajorgji, i cili është pezulluar nga detyra menjëherë pas ngjarjes, me urdhër të Drejtorit të policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.Ndërsa për protestuesen ka nisur proçedimi në gjendje të lirë për tre akuza, “goditje për shkak të detyrës”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” si dhe “pjesmarrje në protesta dhe organizime të paligjshme.Njoftimi i policisë:Nisur nga protesta e ores 11:00, tek Parku i Madh i Liqenit Artificial, ku ishin mbledhur rreth 100 persona, ku ne media online eshte publikuar nje video ku nje punonjes Policie godet ne fytyre nje protestuese Drejtori Vendor i Policise Tirane ka pezulluar nga detyra punonjesin e policise dhe ndaj tij ka nisur ecuri per shkelje te rende disiplinore si dhe ka filluar procedim penal ne gjendje te lire ndaj shtetases M.B per veprat penale” Kundershtim punonjesit policise “Pjesmarrje ne protesta e organizime te paligjshme”, “Goditje per shkak detyres”Vendimi erdhi pas reagimeve të shumta në lidhje me ngjarjen, ku i pari ishte Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili me anë të një statusi në fb kërkonte pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të policisë.“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje”, shprehet Tahiri në profilin e tij.Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako,urdhëroi Drejtorinë e Standarteve Profesionale për të nisur proçedimin disiplinor ndaj efektivit për shkelje të rënda.Reagim pati edhe nga selia blu. Në një deklaratë për mediat PD dënoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe kërkoi hetim të menjëhershëm nga Prokuroria.PD u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen të hënën në orën 10:00 para Bashkisë dhe më pas në marshimin protestë drejt Parkut të Liqenit.Tahiri në FBtahiri