Arrestohet në Lezhë italiani, po drejtonte mjetin i dehur dhe pa dokumenta

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas Italian, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur dhe padokumentacionin e duhur.“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Lezhë  arrestuan në flagrancë shtetasin  Sandro Salvatici, 39 vjeç , shtetas italian , banues në Itali ,me leje qendrimi në Shëngjin - Lezhë Pasi  në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, është kapur duke drejtuar mjetin e tij  në gjendje të dehur dhe pa dokumentacionin e duhur”, thuhet në njoftimin e Policisë.Vepra penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.  Materialet  u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.