Shoqëria Civile shemb gardhin, polici godet me shuplakë një qytetare
Aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, studentë, janë përplasur me policinë e Tiranës gjatë heqjes së rrethimit të projektit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial, mesditën e 21 shkurtit 2016Përplasja ka degjeneruar në dhunë ndaj efektivëve të policisë dhe protestuesve, mes tyre dhe gra.Ky është momenti kur një efektiv i policisë ka ushtruar dhunë ndaj një protestuesje, e cila kërkonte të mos arrestonin të rinjtë në këtë protestë.Polici: Mua nuk duhet të më prekë asnjeri sipas ligjit. Vjen dikush dhe më godet mua këtu ( bën me shenjë nga pjesa e këmbës), pse nuk filmohet kjo? Unë isha këtu. Njeriu është njeri dhe kur prek kordonin e policisë është ligji.Protestuesja: Zotëri, me çfarë urdhri, me çfarë vendimi më ndalon që të hyj në një hapësirë publike?Polici: Kjo është e rrethuar.Protestuesja: Me çfarë vendimi?Sjellja e efektivit të policisë është krejtësisht jo profesionale, pavarësisht nga përdorimi i forcës edhe nga ana e protestuesve.Policia e Shtetit ka për detyrë të sillet në përputhje me ligjin e standartet si një vend i NATO-s e që aspiron integrimin europian.Aktivistët u shpërndanë në disa pika të ndryshme të rrethimit, ndërsa ndërhyrjet u bën edhe nga reparti “Shqiponja”.Me argumentin e dhunimit të pronës publike dhe kundërshtimit të efektivëve të policisë, 12 aktivistë u ndaluan dhe u shoqëruan drejt komisariatit numër 1 të Tiranës.Përplasjet vijuan për gati një orë, më pas aktivistët e zhvendosën qëndrimin e tyre drejt Bashkisë së Tiranës nëpërmjet protestës për të kërkuar anullimin e këndit të lojërave.Por qëllimi i aktivistëve ishte lirimi i të ndaluarve dhe për këtë arsye iu drejtuan ambjenteve të komisariatit numër 1 në kryeqytet.Fillimisht avokatët u ndaluan nga autoritetet e komisariatit numër 1 dhe u lejuan pas një ore gjatë thirrjeve se ndaj të ndaluarve është ushtruar dhunë.Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka vizituar protestuesit dhe pas daljes nga ambjentet e komisariatit u shpreh se janë evidentuar disa shenja dhune, por do të jetë vlerësimi mjeko-ligjor që do të saktësojë nëse është ushtruar dhunë.Aktivistët paralajmëruan protesta kundër këndit të lojërave në parkun e Liqenit të Tiranës.Zirkon Disha: Ne do të vazhdojmë reagimet tona, do të jemi sërish bashkë me gjithë qytetarët që ishin sot por edhe me ata që do të na bashkangjiten në ditët në vijim. Do ti themi jo ndërtimit te Parku i Liqenit.Kjo është hera e dytë ku aktivistë të shoqërisë civile përplasen me policinë dhe shembin rrethimin që tregon nisjen e punimeve për ndërtimin e këndit të lojërave nga Bashkia e Tiranës.Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili teksa ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj uniformave blu, ka deklaruar se punonjësi i policisë Kristaq Papajorgji i cili goditi përfaqësuesen e shoqërise civile, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka filluar hetimi.Ndërkohë bëhet ditur se policia ka bërë dononcim për aktivisten për dhunën dhe pjesmarrje në një protestë të paligjshme .Ora News ndoqi hap pas hapi te gjitha zhvillimet e dates 21 shkurt 2016Ora 16:07 Lirohen tre protestuesit e fundit që ishin në komisariatin numër 115:17 Totozani flet për dhunim të protestuesveAvokati, Igli Totozani, deklaroi se në komisaritin numër 1 aktualisht kanë mbetur dhe tre protestues, pasi pjesa tjetër janë liruar. Ai thotë se ka konstatuar disa persona me shenja në radhët e protestuesve, por do të jetë vlerësimi mjeko-ligjor ai që do të japë vlerësimin e saktë mbi këto pretendime.14:59 Disha: Do lirohen të gjithë protestuesit, protesta vijonZirkon Disha ka deklaruar se të gjithë protestuesit e shoqëruar në komisariatin numër 1 do të lirohen sapo të mbarojnë procedurat. Ndërkohë ai ka paralajmëruar se protesta për të mos lejuar ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë tek Liqeni Artificial do të vijojë. Mësohet se në komisariatin numër 1 është i pranishëm edhe Avokati i Popullit.Ora 14:50 Lirohen disa nga të ndaluarit nga policiaPas gati 3 orë në ambientet e komisariatit janë lënë të lirë disa prej aktivistëve të cilët u shoqëruan në policia gjatë porotestës që Shoqëria Civile zhvilloi kundër projektit të bashkisë për ndërtimin e një parku për fëmijë në ambientet e Liqenit.Ora 14:00 Kristaq Papajorgji, polici që qëlloi qytetarenËshtë zbardhur emri i policit, i cili ushtroi dhunë ndaj qytetares. Kristaq Papajorgji qëlloi me shpullë një qytetare e cila po protestonte kundër projektit të bashkisë për ndërtimin e një parku për fëmijë, pranë liqenit artificial.13: 50 Totozani: Njerëz me prirje dhunë s’janë të denjë për të mbajtur uniformën e policisëDhunën e ushtruar nga uniformat e policisë e ka dënuar edhe Avokati i Popullit Igli Totozani. Nëpërmjet një njoftimi për mediat Totozani thotë se dhuna është e patolerueshme në çfarëdolloj rrethane, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të policit që ushtroi dhunë ndaj qytetares. Po ashtu Totozani i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë qetësisht.Ora 13:30 Procedohet në gjendje të lirë qytetarja M.P, që u konfliktua me policinPolicia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases M.P e cila u qëllua nga një efektiv policie. Sipas policisë së Tiranës, M.P akuzohet për “kundërshtim ndaj punonjësit të policisë, për “Goditje për shkak të detyrës” dhe për “pjesëmarrje në protesta të paligjshme”13:00 Pezullohet polici qe ushtroi dhunëNdërsa Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka pezulluar nga detyra policin i cili qëlloi me shuplakë qytetaren, ndërsa ka dhënë edhe urdhër disiplinimi për të.Ora 12:50 Tahiri liron nga detyra policin që ushtroi dhunë ndaj qytetaresMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pezullimin dhe lirimin nga detyra të punonjësit të policisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një qytetareje gjatë protestës kundër ndërtimit të parkut të fëmijëve tek Liqeni."Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje. Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra. Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye."Ora 12:40 Kërkohet lirimin i aktivistëveAktivistët e Shoqërisë civile u mblodhën përpara komisariatit të policisë numër 1 për të kërkuar për të kërkuar lirimin e shokëve të tyre, përfaqësues të shoqërisë civile.Policia ka shoqërua disa persona, të cilët tentuan të shkulnin gardhin rrethues dhe u përplasën me policinë.Po ashtu ata do t’i kërkojnë bashkisë që të tërhiqet nga ky projekt në zonën e liqenit artificial.Reagon PDNdërtimi i parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit në Tiranë është kundërshtuar edhe nga Partia Demokratike, e cila ka duke dënuar dhunen e suhtruar nga policia. Nëpërmjet një komunikate për mediat PD, bën fajtor kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj që sipas PD kanë urdhëruar mbrojtjen e këtij ndërtimi.[caption id="attachment_682359" align="alignnone" width="870"]
Ne foto, policia duke qelluar me shpulle qytetaren[/caption][caption id="attachment_682358" align="alignnone" width="887"]
Ne foto, policia duke qelluar me shpulle qytetaren[/caption][caption id="attachment_682346" align="alignnone" width="640"]
Ne foto, nje aktivist duke u shoqeruar nga policia[/caption][caption id="attachment_682380" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Përleshja e protestuesve me policinë[/caption][caption id="attachment_682381" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Përleshja e protestuesve me policinë[/caption] [caption id="attachment_682340" align="alignnone" width="866"]
Ne foto aktiviste te Shoqerise Civile duke shembur gardhin per ndertimin e parkut[/caption][caption id="attachment_682338" align="alignnone" width="854"]
Ne foto aktiviste te Shoqerise Civile duke shembur gardhin per ndertimin e parkut[/caption][caption id="attachment_682337" align="alignnone" width="908"]
Ne foto aktiviste te Shoqerise Civile duke shembur gardhin per ndertimin e parkut[/caption][caption id="attachment_682333" align="alignnone" width="907"]
Ne foto aktiviste te Shoqerise Civile duke shembur gardhin per ndertimin e parkut[/caption]