Shkodër, makina merr zvarrë kopenë me bagëti, 19 të ngordhura
19 krerë bagëti mbeten të ngordhura si pasojë e një aksidenti në fshatin Melgushë, pjesë e segmentit rrugor Shkoder-Kryebushat. Automjeti tip Wolksvagen me targë AA 668 IY që po udhëtonte drejt Lezhës ka marrë zvarrë për disa metra gjënë e gjallë, duke lënë të ngordhura thuajse gjysmën e kopesë.Fermeri po kthehej në shtëpi sëbashku me gjënë e gjallë dhe në momentin kur po kalonte segmentin rrugor nga njëri krah në tjetrin, automjeti i cili sipas hetimeve të para ka qënë duke lëvizur me shpejtësi ndikuar dhe nga errësira nuk ka parë kopenë, duke i marrë zvarrë. Edhe pse ai ka tentuar të frenojë, mjeti nuk ka arritur të ndalet në kohë dhe goditja e fortë ka bërë që bagëtitë të ngordhin në vend.Për disa minuta si pasojë e këtij aksidenti u bllokua edhe superstrada Shkoder – Lezhë, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për të bërë zhbllokimin e saj.Uniformat blu nisen hetimet për shkaqet e këtij aksidenti duke marrë në pyetje fermerin dhe drejtuesin e automjetit, ku ky i fundit u shoqërua në komisariat deri në sqarimin e plotë të rrethanave.[caption id="attachment_681656" align="alignnone" width="640"]
Ne foto bagetite e ngordhura ne rruge[/caption][caption id="attachment_681655" align="alignnone" width="640"]
Ne foto bagetite e ngordhura ne rruge[/caption][caption id="attachment_681654" align="alignnone" width="640"]
Ne foto makina qe perplasi bagetite[/caption][caption id="attachment_681653" align="alignnone" width="640"]
Ne foto makina qe perplasi bagetite[/caption]