Sulmohet me vezë Albin Kurti, VV: Ishin dy policë por të veshur civil

Deputeti Albin Kurti u qëllua me vezë nga dy persona të  panjohur teksa po hynte në objektin e Kuvendit, ku sot pritet të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit.Policia nuk jep detaje të identitetit të dy personave ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje pak më herët ka thënë se Kurti është sulmuar me vezë nga dy policë por të veshur në rroba civil.Një person u ndalua për sulmin me vezëVV: Policia gjuan me vezë Albin KurtinVetëvendosje dyshon se policia e ka sulmuar Albin Kurtin në hyrje të Kuvendit."Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.Në 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën. Në 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën.Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që "protestojnë" kundër saj në mbrojtje të diktaturës", thekson VV. albin kurti