Korrupsioni, në pranga kryetatimori i Tiranës, dëm 4 mln lekë

Një tjetër zyrtar i lartë ka rënë në pranga të policisë  i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi.Androkli Kokthi, Drejtori rajonal i Tatimeve të Tiranës është arrestuar me urdhër të  Prokurorisë së Tiranës.Prokuroria tha se hetimet kanë nisur që në janar 2016-ës  pas një kallzimi të bërë në  polici.Në mars të vitit të shkuar, Kontrolli Tatimor Tiranë ka konfiskuar një sasi malli pa faturë, në vlerë totale prej rreth 4 milionë lekë të reja.Bazuar në proçedurat ligjore, malli më pas është dërguar për ruajtje në magazinat e Rezervave të Shtetit.Por përmes një shkrese, Drejtori Rajonal i Tatimeve Androkli Kokthi ka urdhëruar lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që ushtron veprimtarinë në shitblerjen e pjesëve këmbimit të automjeteve, mall ky që i është kthyer në kundërshtim me ligjin.Prokuroria sqaron se në bazë të proçedurave administrative dhe atyre tatimore, një urdhër administrativ i nxjerrë nga një organ më i lartë, nuk mund të shfuqizohet nga një organ më i ulët.Në rastin konkret, Drejtori Rajonal ka shfuqizuar urdhrin e konfiskimit të institucionit epror, që është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.Prokuroria e Tiranës tha se Kokthi i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 4 milion lekë.Ndërkohë burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ka dyshime se Kokthi mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera abuzive të kësaj natyre.Përpara se të merrte detyrën e Drejtorit rajonal të Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës si Shef i Taksave, në kohën kur Bashkia drejtohej nga Edi Rama.Po ashtu mësohet se në zgjedhjet lokale të 2011 kur Rama humbi Bashkinë përballë Lulzim Bashës, Kokthi ka qenë numërues kryesor i votave.[caption id="attachment_680564" align="alignnone" width="640"]arresimi Ne foto: Njoftimi i prokurorise[/caption][caption id="attachment_680449" align="alignnone" width="640"]androkli kokthi Ne foto: Androkli Kokthi, Drejtori rajonal i Tatimeve të Tiranës[/caption]