Në Shkodër nis inventarizimi i subjekteve shfrytëzuese të pyjeve

Dhënia jetë e moratoriumit të pyjeve, ka diktuar rregullat e reja të punës për inspektoriatin shtetëror të pyjeve. Aktualisht po bëhet inventarizimi i subjekteve të shfrytëzimit që kanë punuar me lëndë drusore, të cilave tashmë u ndalohet rreptësisht prerja për eksport.Qemal Mehja, Inspektor i Inspektoriatit Shtetëror te Pyjeve thotë: Vështirësi janë vetëm kushtet e motit. Që nga 1 janari nuk ka pasur prerjeDeri në zbardhjen e akteve nën/ligjore që do t'i përcaktojnë pushtetit vendor sipërfaqen që mund të shfrytëzohen për lëndë djegëse, situata është ende e paqartë për mënyrën e operimit. Por çdo rast konstatimi abuziv shoqërohet me penalizimi të ashpra.Sipërfaqja pyjore ne Qarkun e Shkodrës arrin ne 250 mije hektarë, dhe do te administrohet nga bashkitë Shkodër, Vau Dejës, Puke, Fushe Arrëz dhe Malësi e Madhe./Oranews.tv/