Konkursi i ideve vijon në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2016, 14:25
Pas Shkodrës, konkursi i ideve u transferua në qytetin e Durrësit. 37 projekte janë prezantuar në ambientet e universitetit “Aleksandër Moisiu”, duke synuar nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarit në një shoqëri demokratike.Valdet Sala drejtore e projektit LevizAlbania nënvizoi domosdoshmërinë e shoqërisë civile.Në thirrjen e parë të LevizAlbania, rreth 230 OJF dhe individë të shtrirë në të 26 bashkitë e vendit shfaqën interes për të paraqitur koncept-idetë, që në fund miratohen nga bordi, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia./Oranews.tv/