Banorët e Cakranit në protestë bllokojnë rrugën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2016, 14:28
Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran në Fier, kanë protestuar ndaj mosemërimit të administratorit në këtë njësi si dhe mungesës së shërbimeve dhe investimeve.Banorët kanë bllokuar rrugën, pasi sic thonë prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe rrugëve të brendshme.“Kemi mbi 3 vjet që nuk kemi ujë të pijshëm. Po vemi në Surrej me kafshë apo në këmbë. Zona e Cakranit është lënë në mëshirë të fatit pasi janë të djathtë ”Në mbështetje të protestës së banorëve të Cakranit, ka qënë edhe demokratët lokalë të Fierit.