Largohet nga detyra Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë së Borxhit Publik

Një tjetër lëvizje e rëndësishme ka ndodhur në Ministrinë e Financave, pas shkarkimit të Shkëlqim Canit. Është larguar Drejtoresha e Përgjithshme e Borxhit Adela Xhemali. Ministria sqaron se nuk bëhet fjalë për dorëheqje, por për kërkesë për pezullim nga ana e saj. Ndërkohë disa javë më parë, drejtoresha e politikave dhe marrëdhënieve fiskale Arjana Dyrmishi ka dorëzuar dorëheqjen për arsye personale.Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani një tjetër lëvizje e rëndësishme ka ndodhur në këtë dikaster. Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Borxhit Adela Xhemali. Ministria e Financave në një njoftim për shtyp sqaron se nuk bëhet fjalë për dorëheqje të saj, por Drejtoresha e Drejtorisë së Borxhit Publik ka paraqitur kërkesën për pezullim, për arsye familjare, në bazë të ligjit "Për nënpunësin civil".Ky largim ndodh në një kohë kur qeveria e ka shpallur prioritet uljen e nivelit të borxhit, tregues që arriti në 72.5% në fund të 2015-ës.Ndërkaq mësohet se disa javë më parë, edhe Drejtoresha e Politikave dhe Marrëdhënieve Fiskale Arjana Dyrmishi ka dorëzuar dorëheqjen për arsye personale.Ministria e Financave përjashton lidhjen e këtyre lëvizjeve me shkarkimin e Canit. Ndërkaq nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera me ardhjen e Ahmetaj në krye të financave dhe nëse ministri i ri do të punojë me stafin e vjetër apo do të sjellë impulse të reja./Oranews.tv/