Kukës, Rruga e spitalit e mbushur me gropa, të ndërhyhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2016, 14:30
Qytetarët e Kukësit ngrenë shqetësim për rrugët tejet të amortizuar të spitalit rajonal. Sipas tyre, në rrugën jo më të gjatë se 1 km mbizotërojnë gropat dhe pellgjet e ujit.
Kjo është rruga që një i sëmurë duhet patjetër ta kalojë për të shkuar në Spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë shërbime shëndetësore.
Prej vitesh qytetarët e Kukësit i kanë kërkuar pushtetit lokal që të investojë në segmentin tejet të amortizuar jo më të gjatë se 1 km, por ende sot nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
Banorët thonë: Të shkosh në spital me këtë rrugë është katastrofë.
Në kukës janë një sërë rrugësh dytësore në gjendje të amortizuar, ku kalimi në dimër bëhet edhe më i vëshitrë për shkak të ujit që mbush gropat e thella.