Ndryshime në Prokurori, Presidenti nuk dekreton Trocin, “Prokurorin e Fullanit”
Prokurori Ramadan Troci, i cili njihet si Prokurori që preu urdhër- arrestin për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, do të vijojë të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Vlorës.Presidenti i Republikës nuk e ka dekretuar transferimin e tij për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, propozim i bërë nga kryeprokurori Adriatik Llalla.Këshilli i Prokurorisë pak ditë më parë shqyrtoi 23 kërkesa të Prokurorëve që kërkojnë transferime, nga të cilat u përzgjodhën tetë prej tyre.Në listën e prokuozuar nga Llalla, Presidenti ka zgjedhur katër për tek Krimet e Rënda Klodian Brahon, Pranvera Pustinën, Arenc Çelën dhe Sonila Muhametin, si dhe të tjerë në Prokuroritë e rretheve Tiranë, Shkodër, Lushnje dhe Vlorë.Dekretimet Klodian Braho, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Pranvera Pustina, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Sonila Muhametaj (Domi), aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Arenc Çela, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda./Oranews.tv/