Babë e bir rrëmbejnë 29 vjeçarin e lidhin në pyllin e Divjakës dhe e rrahin
Një person është rrëmbyer me forcë dhe më pas është dërguar në pyll “Divjakë” ku është lidhur me litar pas një peme dhe e kanë rrahur e goditur me sende të forta.Policia informoi sot për historinë dhe arrestimin e dy personave, babë e bir.Në pranga janë Aristir Prifti, 58 vjeç, banues në Divjakë dhe I biri Roland Prifti, 31 vjeç“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Divjakë, për motive të dobëta, kanë marë forcërisht në mjetin tip Golf me targa AA 134 HC shtetasin: Sh.J, 29 vjeç, banues në Divjakë, të cilin e kanë çuar në pyllin "Divjakë" duke e lidhur me litar pas një peme dhe e kanë rrahur e goditur me sende të forta” informon policia e LushnjesMaterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Plagosje e lehtë me dashje" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 110/2,89 dhe 25 të Kodit Penal./Oranews.tv/