Të inkriminuarit ende të “pandëshkuar”, formulari mund të sjellë sërish mosmarrëveshje

Që prej 17 dhjetorit të vitit të shkuar, kur u miratua ligji i dekriminalizimit me një mbështetje të gjerë konsensuale në parlament, ai është përshëndetur nga gjitha faktori ndërkombëtar, së fundi edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Sot pas rreth dy muajsh, personat me të  shkuar kriminale në parlament apo institucionet shtetërore vijojnë të jenë të pa ekspozuar përballë ligjit, pasi ligji ende nuk është i zbatueshëm për shkak të mungesës se akteve nënligjore. PD thotë se po bashkëpunon me shumicën për hartimin e tyre brenda këtij muaji.Kerry: "Më ka bërë përshtypje personalisht, miratimi i legjislacionit që pengon kalimin e kriminelëve në sistemin politik. Ky është hap i rëndësishëm, një hap kurajoz që Shqipëria ka ndërmarrë".Por në çfazë ndodhet sot zbatimi i këtij ligji "kurajoz" dhe pse institucionet  shtetërore, përfshirë parlamentin vijojnë të jenë të pa trazuara ende prej tij?Proçesi i pastrimit vijon të jetë peng i hartimit të akteve nënligjore që e plotësojnë dhe e bëjnë  funksional ligjin.Kryetari i Komisionit Parlmentar, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Ora News, sqaron se mazhoranca dhe opozita po draftojnë  aktet nënligjore, i bindur se i gjithë proçesi përfundon brenda muajit shkurt.Ligjvënësit shqiptarë po trajnohen nga amerikanët, të cilët u kanë dhënë ekspertizën dhe praktikat më të mira. Bylykbashi: Aktet nënligjore do të bëjnë diçka, që duke miratuar formularin e vetëdeklarimit dhe proçedurat përkatëse në lidhje me administrimin e formularit do të bëjnë të mundur që të gjithë shtetasit që parashikon ligji që duhet të bëjnë deklarim sepse mbajnë një funksion apo sepse kërkojnë një funksion në të ardhmen ta pyesin veten mirë në momentin kur nënshkruajnë formular.Qëllimi është që shkurti ti gjejë të miratuara këto.Por pavarësisht frymës konsensuale gjatë hartimit të akteve nënligjore, opozita dhe mazhoranca mund të hasin në vëshirësi në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, në lidhje me shtrirjen e pyetjeve.Bylykbashi: E vetmja çështje do të jetë në maksimumin e gjerësisë së pyetjeve që do të shtrohen përmes formularit. Është ajo që ligji përcakton qartë elementët për të cilat njerëzit duhet të deklarojnë dhe unë nuk shoh arsye për të pasur kontestime. Nëse kjo ndodh do të ishte në përplasje edhe me praktikën e shkëlqyer që na sollën ekspertët e SHBA, të cilët kanë një proçedurë kontrolli të integritetit dhe të dhënave të sigurisë së personave që ushtrojnë funksione të caktuara atje, shumë të gjerë.Demokratët sërish nuk e fshehin dyshimin për vullnetin e Partisë Socialiste në zbatimin e ligjit për dekriminalizimin.Për të mbështetur këtë bindje ata iu referuan prezantimit të  Prefektit të Lezhës, nga ish-deputeti Arben Ndoka, i cili la mandatin pas akuzave  të opozitës për të shkuarën e tij kriminale.