Furgonët taksi, shoferët licencë 6 mujore por paguajnë taksa për 1 vit

Drejtuesit e automjeteve taksi 8+1 kanë protestuar para bashkisë kundër licencimit 6 mujor të ushtrimit të aktivitetit. Ngërci sipas tyre qëndron tek kohëzgjatja e licencës, që nga Drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë Fier jepet për 6 muaj, ndërkohë që taksat i paguajnë për 1 vit.“Të paktën licencimi të jetë 1 vjeçar. Bashkia e Kuçovës ka dhënë licencimin 5 vjeçar. Si unë me autorizim ashtu dhe ai me licencim të rregullt taksat i paguajmë” thonë drejtuesit e mjeteve.Nga ana e saj Drejtoria e Shërbimeve në bashkinë Fier thotë se i është drejtuar zyrtarisht me anë të një shkrese Ministrisë së Transportit për çështjen e licencave të mjeteve taksi 8+1, por ende nuk kanë marrë një përgjigje për mënyrën si do procedohet./Oranews.tv/