Ndërhyrjet te Liqeni, Veliaj: Do zhvendosim 3 pemë, do mbjellim 3 mijë të tjera

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një park lojërash për fëmijët tek Kodrat e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë Veliaj siguroi se ky projekt nuk do të shoqërohet me prerje pemësh, përkundrazi planifikohet mbjellja e 3 mijë pemëve të reja.Fëmijët e Tiranës do të kenë një mundësi më shumë argëtimi në kryeqytet pasi bashkia ka nisur punën për ndërtimin e një parku lojërash në Liqenin Artificial.Gjatë inspektimit të punimeve Kryebashkiaku Veliaj theksoi se për ndërtimin e parkut të lojërave nuk do të pritet asnjë pemë te kodrat e liqenit, përkundrazi do të mbillen 3 mijë pemë të tjera.Erion Veliaj: "Ky është një projekt për 200 mijë fëmijët e Tiranës, jo për 20 këshilltarët e partisë që e kishte Tiranën për 4 vjet dhe nuk e bëri dot. Ne e deklaruam masterplanin e parkut të liqenit i cili parashikon 10 ndërhyrje për të krijuar 10 hapësira të këndshme për qytetarët. Arkitektët e masterplanit përfshirë dhe këtë projekt është grupi Bolles Wilson.Vaji me det mos të kishte Shën Valentin që të dilte opozita nga liqeni se nuk do e kishin kuptuar kurrë që këtu po ndodh një mrekulli për familjet dhe për fëmijët e këtij qyteti"Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë njoftoi se në Parkun e Liqenit Artificial dhe gjithë Tiranën do të nisë sistemimi i pemëve që përbëjnë rrezik për qytetarët.“Për pemët e sëmura, që zakonisht pasi çertifikohen si pemë që janë të rrezikshme pra që kanë një kënd më të ulet se 45 gradë dhe që mund t’i bjerë dikujt e të aksidentojë dikë kanë një proçedurë me anë të se cilës inspektorët tanë të punës e vlerësojnë nëse mund të qëndrojë. Ato pemë priten me kujdes kur janë të tilla."Parku i lojërave në Liqenin Artificial do të të jetë i përshtatshëm për kategori të ndryshme grupmoshash./Oranews.tv/