Sipërmarrësi që bëri para duke futur në punë fëmijët

Sipërmarrësi qe fitoi milionat duke vendosur fëmijet në punëSipërmarrësi meksikan Xavier Lopez Ancona ne fëmijërinë e tij ëndërronte të bëhej president. Mund të themi qe ishte një endërr te cilën ai e përmbushi.Sot,ai drejton nje numër të madh mini qytetesh nëpër botë, si president dhe sponsorizues i parkut Kidzania të fëmijëve 'punëtorë',te cilen ndajnë me njëri tjetrin gjuhen, rregullat dhe paratë e tyre.Parqet e inspiruara nga bota reale, i vendosin vizitorët e vegjël në punën e imitimit te rolit të të rriturve, në këmbim të së cilës ata fitojnë Kidzos - valuta e botës së fantazisë - të cilën ata mund ta shpenzojnë në lojra ose eksperienca të tjera gjatë kohës qe kalojnë aty.Fëmijet mund të kryejnë një numër të madh punësh, qe nga mbledhja e mbeturinave e deri tek dentisti apo zjarrfikësi, në vende të ndryshme pune që përfshijnë teatrot, avionet, restorantet dhe stacionet e radios.Këto qytete ne vetvete janë një imitim i pjesëve te ndryshme të botës reale, por me ndryshimin e vetëm qe cdo gjë është 2-3 herë më e madhe se përmasat normale.Ngarkimi i fëmijëve në përgjegjësi të tilla ka rezultuar një sukses i vërtetë. Ky biznes është zgjeruar me shpejtësi të madhe që me hapjen e parkut të parë në Santa Fe të Meksikës në vitin 1999.Sot, numërohen 21 parqe të tilla në 18 shtete. Statistikat deri në fund të vitit 2014, tregojnë që më shumë se 42 milionë njerëz e kane vizituar një park të tillë.Qarkullimi vjetor i firmës është globalisht rreth 400 milionë $ (275 milionë £) dhe punëson rreth 2000 njerëz ne Meksikë.Pjesa më surprizuese e gjithë kësaj bote fantazie është krijimi i saj nga 50 vjecari Lopez,i veshur me një kostum gri dhe këmishë blu.Ky biznes nuk bënte pjesë në planet e tij, për më tepër që nuk ka as fëmijë të vetët.Në fund të fundit ambicia e tij ishte presidenca.Ai shpreson që kjo botë e vogël që ka krijuar, t'i përgatisë fëmijët për më shumë përgjegjësi sociale dhe më pak korrupsion, ashtu sic thotë edhe vetë slogani i parkut " Përgatituni një botë më të mirë"."Unë mendoj që fëmijët meritojnë një botë më të mirë. Kidzania është një shtysë drejt lirisë për të qenë të lumtur" - thotë ai.Ky park motivues është sfidë e madhe për një fëmijë. Kritika argumenton mënyrën se si kompania e lidh cdo detyrë me një shoqëri të botës reale - ata nuk bëjnë thjesht pica, ata bëjnë picat e Domino, ata ngasin American Airlines dhe hapin llogari bankare me HSBC.Këto marka konsiderohen zyratrisht "sponsor" dhe paguajnë për prezencën e tyre në park.Disa thonë se imponimi i privilegjit të markave mbi fëmijët e vegjël, është tepër konsumues.Zoti Lopez e kundërshton këtë , duke u përgjigjur se partneriteti i bën këto mini qytete më realiste. Kjo nënkupton që firma të ndryshme ndajnë njohuritë e tyre specifike në industri ."Ne nuk e kemi kaluar asnjëherë kufirin e asaj me të cilën fëmijët përballen në jetën e përditshme të qytetit real. Ne thjesht kopjojmë cdo gjë me të cilën fëmijët hasen cdo ditënë rrugë, në shtëpi e kudo," thotë ai.Kritika nuk e ka penguar përhapjen me shpejtësi të parqeve motivues.Në kohën kur shoku më i mirë i zotit Lopez, Luis Javier Laresgoiti i sugjeroi të hapnin një infermieri bazuar në rol loje, fillimisht ai e kundershtoi idenë. Ai ishte i lumtur me punën e tij në një firmë të kapitalit privat dhe nuk planifikonte që ta linte atë.Me këmbënguljen e zotit Javier, të dy ranë dakord me idenë e hapjes së Kidzania - e cila u quajt fillimisht La Ciudad de los Ninos në dialektin meksikan, ose Qyteti i Fëmijëve - një ide të cilën ata u zotuan ta ndiqnin.Financimi i një biznesi gjatë 1990 në Meksikë, nuk ishte një cështje e thjeshtë. Me vendin në rimëkëmbje e sipër nga efektet e krizës financiare, nuk kishte asnjë suport qeverisës te disponueshëm.Fillimisht, dyshja i derdhi të gjitha kursimet e tyre në këtë projekt, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta bërë atë të funksiononte. Ata iu drejtuan një mikut të tyre dhe njërit nga 6 vëllezërve të zotit Lopez për investim të mëtejshëm, por përseri mbetën pa fonde përpara hapjes së parkut.Vetëm pas bashkëpunimit me kompanitë që pranuan të paguanin për pezencën e tyre në park,ata arritën të siguronin fonde të mjaftueshme për hapjen e pikës së parë,Ky park funksioni pothuajse që në fillim. Pjesëmarrja fillestare e 400,000 vizitorëve u dyfishua në dy vitet e para.Në vazhdim të vitit 2004,ortaku i tij vendosi të largohej nga biznesi dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. Zoti Lopez pohon se largimi i tij ishte një nga sfidat më të mëdha me të cilat ishte përballur qe nga fillimi i biznesit.Vëllai i zotit Lopez ndërhyri si ortak dhe investitor i ri me tentativën për ta zgjeruar projektin në Shtetet e Bashkuara. Pas dështimit të kësaj përpjekjeje, ata e kthyen vizionin nga Azia, levizje kjo që rezultoi të ishte një pikë kthese për biznesin.Shpejtësia e përhapjesPër ta bërë të mundur financiarisht, ata vendosën t'i drejtonin të gjitha parqet internacionale si pika ekskluzive. Në 2006, ata zgjodhën kryeqytetin e Japonisë, Tokion, si tregun e parë te jashtëm: sepse është parë si një tendencë nga vendet e tjera aziatike, sipas mendimit të zotit Lopez.Ndërveprimi i tyre provoi të drejtën, projekti u rrit dhe u përhap me shpejtësi përgjatë Azisë, duke hapur pika të tjera ekskluzive në vende si Malajzia, Tailanda dhe Filipinet. Parku i parë në Europë u hap ne Lisbonë të Portugalisë, por që atëhere kompania është zgjeruar akoma dhe më shumë me hapjen e parkut të Londrës,vitin e kaluar." Kidzania e Londrës do të na ndihmojë të rritemi më shpejt në Europë." Jemi ende në progres negociatash për të kapur Francën dhe Italinë," thotë ai.Së fundmi, ai beson se në botë ka vend për 80 parqe të Kidzanias, katër herë më tepër se numri i tyre aktual._88174410_kidzaniamechanic _88174971_kidzaniahamburgers _88174973_kidzaniavets _88174603_kidzaniapilots _88174605_kidzaniadentist_88174599_xavierlopezanconakidzaniaceo3 Ky shkrim u publikua me 15 shkurt në BBC/Perktheu Oranews.tv/