“Unë dhe Ti”, surpriza e Alban Skënderaj këtë Shën Valentin
Këngëtari i muzikës së lehtë shqiptare, Alban Skënderaj ka zgjedhur pikërisht ditën e 14 shkurtit, që njihet si dita e të dashuruarëve për të publikuar këngën e tij më të re. Kënga titullohet “Unë dhe ti” dhe është një baladë e realizuar me një klip mjaft artistik. Nën vargjet e kësaj balade, këngëtari ka ndarë me fansat e tij dhe një fotografi ne rrjetin social në Instagram ku shihet bashke me bashkëshorten e tij, Miriam Canin dhe vajzën e tyre te vogël Ameli.Kjo këngë i dedikohet të gjithë çifteve shqipëtare kudo ndodhen, që kanë ndarënjë pjesë të madhe të jetës së tyre sebashku. Nëse kthen kokën mbrapa 50 vitet e fundit shikon se emigrimi, shtypja dhe liria, luftrat, krizat ekonomike e shume faktorë të tjerë kanë shoqëruar të gjithë shoqërinë shqipëtare ane e mbanë. Ndaj, çiftet shqiptare që ndoshta sot jetojnë një jetë te qetë e të plotësuar, shumë kanë përjetuar e shumë kanë për të rrëfyer- ka shkruar Albani rreth baladës së tij.