Oskar, nderohen artistët e efekteve 3, 7 dhe 9 D

Përpara mbrëmjes së çmimeve Oskar, ku më 28 shkurt pritet të nderohen dhjetëra artistë, regjisorë dhe aktorë, në një mbrëmje speciale në Beverly Hill, janë nderuar me çmime ata që qëndrojnë pas kamerave dhe i japin filmave efektet speciale dhe projeksionet 3D.Për herë të parë ekipe të tëra shkencëtarësh, teknikësh dhe specialistësh janë nderuar me çmime për krijimet e tyre fanta-shkencë, efektet 3, 7 dhe 9D si në filmat "Kapiteni Amerika" apo "Avatari".Ndërsa Akademia e Çmimeve Oskar më 28 shkurt në një ceremoni të jashtëzakonshme gala pritet të nderojë regjisorë, aktorë dhe aktore, AMPAS, organizata pas cmimeve Oskar, këtë vit për herë të parë do të nderojë edhe heronjtë e pazakontë të Hollivudit, dizenjuesit e teknologjisë.10 shkencëtarë dhe punonjës teknikë u nderuan në fakt në një ceremoni të posacme të drejtuar nga aktorët Jason Segel dhe Olivia Munn në një mbrëmje në "Beverly Wilshire Hotel".Segel tha në tapetin e kuq: "Është e jashtëzakonshme, e mrekullueshme, kryesisht në këtë pikë të prodhimit dhe realizimit të filmave, që gjithnjë e më shumë po bëhen dixhitalë, është bërë një punë e jashtëzakonshme nga këta njerëz, që duket sikur bëjnë realisht magji dhe është shumë bukur të vlerësosh punën e tyre përmes këtyre cmimeve sepse në të vërtet puna e tyre është pjesa më e dukshme në ekran".Partnerja e tij në këtë prezantim, Olivia Munn, e cila daljen e saj të parë e pati në karakterin Psylocke në filmin klasik X-men, në trajlerin e filmit të ri, X-men Apokalipsi, tha :"Personazhi im, Psylocke lufton me një shpatë dhe kjo shpatë ekziston vetëm sepse këta njerëz e krijuan atë në një dhomë, sepse ata shpikin këto inovacione dhe e bëjnë këtë gjë me përkushtim cdo vit. Vit pas viti, teknologjia po i bën filmat edhe më të bukur, edhe më të pabesueshëm dhe duket sikur nga krahu im nuk del një shpatë por një energji e fuqishme kinetike" tha ajo.Shumë kanë përdorur teknologji të avancuara me monitore me ngjyra apo sisteme mediatike, ndërsa shumë të tjerë vijnë në shekullin e 21-të me teknologji ende të vjetra por funskionale.Brian McLean është drejtor i prototipeve të shpejta në "Laika Entertainment" dhe qëndron pas prodhimeve teknologjike si në filmat "Boxtrolls" apo "Coraline".Ai shpjegoi teknikat e tij: "Është një teknikë që quhet stop motion me animime, që përdoret prej pothuajse 100 vjetësh por që merr rëndësi të jashtëzakonshme duke përdorur printerin 3D, për të animuar fytyrat, në vend që të krijohen me duar qindra skulptura fytyrash dhe shprehi të ndryshme të fytyrave. Mjafton të përdorësh modelet në kompjutera dhe më pas t'i printosh me dimensione 3D".Fitues të tjerë ishin edhe Ronald Mallet and Christoph Bregler, të cilët kanë krijuar teknikën që quhet "Gjurmuesi i gjeometrisë së dritave dhe magjisë", një teknikë që përdoret gjerësisht në prodhimet e sotme kinematografike."Përmes kësaj teknike, nuk është më e nevojshme shkëputja dhe montazhi i skenave, ku njerëzit duhet të ndalojnë, të veshin kostume speciale përpara kamerave speciale. Aktorët përmes saj mund të aktrojnë si të duan dhe të veshin cfarë të duan përpara kamerave, kjo është ideja bazë. Ka një ndryshim filozofie këtu" tha Mallet.Punimet e Michael John Keesling janë prezantuar në Hollivud pothuajse 20 vjet më parë. Ai krijoi "the Image Shaker", imazhin e shkundjes, një teknikë që përdoret rregullisht në shumë filma hollivudianë, edhe prodhime të viteve të fundit."Një nga mënyrat më të famshme të përdorimit të image shaker ka qënë në filmin ikonë "Shpëtoni ushtarin Rajan" në skenën e uljes në plazh. Na ndihmoi të ishim precizë në krijimin e skenës së tërmetit dhe shpërthimeve si efekte, pa prekur aspak kamerën. Kjo mënyrë e bën krejt të qetë dhe të kontrollueshme dhe e bën filmin shumë natyral".Teknologjia 3D është përdorur gjithnjë e më shumë vitet e fundit, edhe në prodhimet e suksesshme e të pëlqyera të Hollivudit si nga "Avatari" e deri tek 'Captain America'. Mari 3D është një teknikë e vizatimit me tekst dhe përdoret zakonsisht për të lyer e pikturuar detajet më intime, si psh gjakun, që të duket sa Gjatë mbrëmjes së vecantë u ndanë 33 cmime individuale për përdorimin e teknologjisë në filmat në mbarë botën, për këtë kontribut të paçmuar në kinema./Oranews.tv/