Mbifaturimet e ujësjellësit, qytetarët në zyrat e ankesave: Faturat janë plotësuar pa sahat
Qytetarë të shumtë janë drejtuar zyrave të ankesave të UKT për shkak të mbifaturimeve. Nëse një pensionist paguante rreth 1000 lekë në muaj, për muajin janar është detyruar të paguajë për ujin e pijshëm 8000 lekë për të njëjtën sasi që shpenzonte dhe më parë. Ndërsa të tjerë qytetarë ankohen se faturimet janë plotësuar pa parë sahatin, dhe se fatura nuk ka shkuar asnjëherë në banesën e tyre.Dhjetra qytetarë janë paraqitur në zyrën e ankesave në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Tiranë për shkak të mbifaturimeve. Largimi i 437 punonjësve në prag të Vitit të Ri, dhe zëvendësimi i tyre nga punonjës pa eksperiencë ka sjellë anomali dhe abuzime me faturat e ujit të pijshëm.Ky pensionist jeton në zonën e Kombinatit. Nëse deri në dhjetor ai faturohej me 800 apo 1000 lekë në muaj nga UKT, po për janarin ai duhet të paguajë 8000 lekë, pra rreth 7000 lekë më tepër. Ai thotë se konsumon ujë vetëm për nevojat familjare dhe se faturimi është abuziv.Qytetar: "Këtë radhë më erdhi 82 mijë e kusur.Nuk kam ku e gjej pse më erdhi kaq shumë. Faturë nuk kam kam, faturë nuk vjen. Ku ta gjej unë? Ata thonë bëj kartën e identitetit , bëj fotokopjen e kësaj dhe bëj ankesë.”Një tjetër qytetar ankohet se është faturuar sipas dëshirës të punonjësit të UKT, pasi sahati nuk funksionon. Qytetar: “Mora vesh që janë ndërruar mbi 400 punonjës, për të qënë të rregullt ato direkt sa kanë ardhur të rinjtë kanë parë sahatin e prishur dhe ja kanë futur numrin sipas qejfit.Aq sa ka dashur vetë ka shkruajtur, me sahat të prishur. Nuk ka ndodhur as në verë të paguajë 30 mijë lekë.”Kjo zonjë që paguan çdo detyrim ndaj UKT, ankohet se uji që vjen në shtëpi është i pakonsumueshëm. Qytetar: “Uji që vjen në çezmë nuk e pij sepse mban erë. Unë mbush kovat dhe e shoh poshtë tyrë që është e zezë.” Drejtori i UKT Artan Gjodjeshi, nuk po arrin të zgjidhë situatën e krijuar tek qytetarët e kryeqytetit në lidhje me problematikën e cilësisë së ujit dhe mbifaturimeve./Oranews.tv/