Investimi: 37 mijë euro për urën që lidh 18 mijë banorë në Rrushkull

Ura që lidh fshatin Jubë me Rrushkullin po shkon drejt amortizimit të plotë, duke rrezikuar izolimin e afro 18 mijë banorëve të dy njësive administrative të Sukthit dhe katundit të Ri. Marrë shkas nga rëndësia që ka për lidhjen e zonës, Bashkia Durrës në bashkëpunim me ambasadën zvicerane do investojë në projektin që kap vlerën 37 mijë euro për rindërtimin e urës.Kristof Graf, ambasadori i Zvicrës: “Jemi këtu për të parë nga afër zonën në të cilën kemi synim të investojmë në drejtim të infrastrukturës. Kjo urë është një nga investimet e para që do të kryhet në këtë zonë, ndërsa përfundimi i punimeve do t'u shërbejë banorëve të zonës, që do të kenë një komunikim më të mirë mes tyre.Demokraci fuksionale është vetëm kur banorët dhe autoritetet vendore përfshihen në dialog për të mirën e komunitetit. Personalisht mendoj se infrastruktura është e domosdoshme për zhvillimin e zonave, por më e rëndësishme sipas meje është që infrastruktura duhet të mirëmbahet.Në urën rreth 30 metra të gjatë me bazament dërrase e betoni, do të ndërhyhet për korrigjimin e disa segmenteve të dëmtuara ndër vite si dhe për rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara./Oranews.tv/