Rama: Duhet të nxitojmë për reformën në drejtësi, duhet ta miratojmë në Mars

Reforma në Drejtësi ka qenë axhenda e vetme e diskutimeve të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, i mbledhur vetëm një ditë pas garancisë që dha në krah të Sekretarit Amerikan John Kerry. Kryeministri EdI Rama tha se ndryshimet kushtetuese do miratohen brenda marsit.Tirane- Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka raportuar për afro 1 orë 15 minuta para Kryeministrit dhe kolegëve të grupit, mbi ecurinë e firmës deri më tani.Burime brenda grupit thanë se Z.Xhafaj është shprehur se nevoja për reformimin e sistemit është emergjent. Sipas tij, drejtesia po përballet me korrupsion në nivel të lartë dhe duhen ndërhyrje të forta në sistem për ta fituar betejën.Të njëjtat burime thanë se Z.Xhafaj ka deklaruar se Komisoni mbetet në pritje të rekomandimeve paraprake pas 20 shkurtit të Komisionit të Venecias, për çështje për të cilat nuk është gjetur darkodësi me opozitën, ndërsa në 12 mars priten dhe rekomandimet përfundimtare.Mësohet se pas prezantimit të Z.Xhafaj, ka ndërhyrë Ministri i Energjisë dhe një nga juristët e njohur të PS i cili ja deklaruar se Reforma në drejtësi deri më tani ka ecur shumë mirë, një punë jashtëzakonisht e mirë e demonstruar edhe këtu. Opinioni i Venecias mund të mos jetë shterues për të gjitha pikat.Për arsye strategjike, për ta zhveshur opozitën nga çdo lloj argumenti është me rëndësi që në nivel politik strategjik të përcaktohen gjërat për të cilat mund të bëhet kompromis dhe gjërat që janë thelbësore e për të cilat nuk mund të bësh kompromis pasi cënojnë thelbin e reformës.I fundit, ka folur Kryeministri Edi Rama i cili e ka njohur grupin me mbështetjen e gjerë që ka shumica për reformën në drejtësi.Kreu i qeverisë ka deklaruar gjithashtu se nuk ka më kohë për të humbur me reformën dhe se duhet miratuar brenda marsit. Ai ka vlerësuar punën voluminozve që Komisioni i Posaçëm dhe Kryetari Fatmir Xhafaj kanë bërë për reformën në drejtësi.