Urdhër arrest për 4 deputetë të opozitës, policia masa para protestës më 17 shkurt

Vetëm dy ditë përpara protestës mbarë-kombëtare të thirrur nga opozita në përvjetorin e 8-të të Pavarësisë së Kosovës, Gjykata Themelore i Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj - Bujupi. Për të katërt, gjykata ka vendosur që të sillen me forcë në seancën e radhës, që do të mbahet më 23 shkurt.Albulena Haxhiu, Donika Kada-Bujupi dhe Faton Topalli kanë qënë të pranishëm në seancën e sotme në gjykatë, ata kanë pritur disa minuta për fillimin e seancën në pritje të gjyqtarit dhe janë larguar. Ndërsa Akbin Kurti nuk ka qënë i pranishëm. Pasi janë larguar, gjyqtari i çështjes Beqir Kalludra, ka lëshuar urdhërin e arrestit.Gjykatësi i rastit, Beqir Kalludra, ka theksuar se kundër deputetëve është lëshuar urdhër arresti dhe ata, sipas tij, në seancën e radhës më 23 shkurt do të sillen me dhunë në gjykatë.Kjo ishte seanca e dytë ndaj deputetëve të opozitës, të akuzuar për rrezik dhe përdorim të armës, që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.Pavarësisht kësaj, opozita është e vendosur të protestojë më 17 shkurt në orën 14.00, protestë për të cilën policia ka bërë të ditur edhe masat për mbarëvajtjen e saj, pasi ka informacione se gjatë protestës së opozitës, do të përdoren mjete të dhunshme si bombat molotov apo edhe armë zjarri.Policia e Kosovës bën të ditur se ka hartuar një plan operativ, duke shtuar masat e sigurisë për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike në këtë ditë feste kombëtare./Oranews.tv/