Kontrabanda, në dy muaj u futën 2 milion litra karburant 'duty free'
Kompania Crown Agents që asistoi doganat për 2 vjet ka bërë publike skemën sesi bëhet kontrabanda e mallrave të akcizës në Shqipëri dhe vecanërisht karburanteve.Ekspertët e kompanisë britanike kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën nga 1 janari deri më 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.Sipas Crown Agents, indikatorë të qartë risku sugjeronin se këto importe karburantesh bëheshin për të shmangur taksat duke e shitur karburantin në mënyrë të paligjshme brenda vendit. Kompania britanike bën të ditur se provat e mbledhura iu raportuan Doganës së bashku me rekomandimet për të forcuar kontrollin e importit të karburantit.Në muajin korrik u prezantua një udhëzim i ri i cili i detyronte pronarët e këtyre anijeve të peshkimit të regjistroheshin si taksapagues, të depozitonin një deklaratë doganore dhe të paguanin TVSH-në për çdo lloj karburanti të huaj ‘duty free’.Gjithashtu rregullat e reja kërkojnë që karburanti i importuar për anijet e peshkimit të jetë i shënjuar e i ngjyrosur për të lehtësuar identifikimin e statusit ‘duty free’ të këtij karburanti. Si përfundim, konstaton kompania pati një rënie drastike të fenomenit të furnizimit të anijeve shqiptare të peshkimit me karburant nga vende të tjera, për ta shitur më pas në Shqipëri.Të pyetur për këtë cështje, burime zyrtare në ministrinë e Financave deklarojnë se janë në dijeni të fakteve të Crown Agents, por ky dikaster nuk mund të shprehen për çështje të veçanta, pasi është ngritur një grup pune që po vlerëson të gjithë veprimtarinë e britanikëve dhe konstatimet e tyre./Oranews.tv/