Parandalohet krimi në familje, babai 76 vjeç tentoi të vrasë me pushkë djalin

Një krim në familje është parandaluar, ku babai ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e tij 38-vjeçar.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kamzë, ku policia sqaron se Lutfi Drazhi 76 vjeç ka kërcënuar duke i drejtuar armën e zjarrit dhe me pas tentuar të vrasë të birin shtetasin G. Drazhi, 38 vjeç.“Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 5, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Lutfi Drazhi, 76 vjeç, banues në Tiranë dhe Uzri Shira, 65 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi, shtetasi Lutfi Drazhi në banesën e tij, ka kërcënuar duke i drejtuar armën e zjarrit dhe me pas tentuar të vrasë të birin shtetasin G. Drazhi, 38 vjeç. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur neutralizimi  i autorit duke bërë të mundur kështu parandalimin e ngjarjes së rëndë. Shtetasit Lutfi Drazhi, një ditë më parë kishte blerë një pushkë 10-çe, nga shtetasi Uzri Shira, pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Uzri Shira është gjetur një automatik i tipit AK-47”, thuhet në njoftimin e policisë.Në cilësinë e provës material u sekuestruan një pushkë 10-çe, një Automatik i tipit AK-47, dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes[caption id="attachment_676219" align="alignnone" width="640"]12746115_10207180234337898_37851202_n Ne foto: Armat dhe municionet e sekuestruara nga policia[/caption][caption id="attachment_676218" align="alignnone" width="640"]12735625_10207180234257896_917561302_n Ne foto: Municionet e sekuestruara nga policia[/caption]