Rrëshqet nga tarraca dhe përfundon në Lumin e Tiranës, vdes në spital 35-vjeçari
Një 35-vjeçar është rrëzuar në Lumin e Tiranës dhe humbi jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në zonën e quajtur Frutikulturë në Kamëz.Sipas policisë, 35 vjeçari Nazmi Buçi ka qenë duke punuar në tarracën e shtëpisë së tij, po ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në lumin e Tiranës.Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë policia së bashku me polumbarët e Reneas, të cilët pas 1 ore kerkimi për gjetjen e tij kanë bërë të mundur evidentimin e ketij shtetasi i cili ndodhej ne terren te veshtire në mes të dy rrymave te lumit dhe ishte i gjallë."Menjehere pasi u përcaktua vendodhja në mes të lumit u bë e mundur nxjerrja e tij prej andej edhe pse terreni ishte i veshtire. Nga ana e Policisë me shumë vështirësi është mundësuar nxjerrja e shtetasit të lartpërmendur dhe është shoqëruar me autoambulancë në Spitalin Hygeia, por disa çaste pas mbritjes në spital shtetasi Nazmi Buçi, ndërroj jetë", thuhet në njoftimin e policisë.Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Oranews.tv/