Marrëveshja për aeroportin e Rinasit, Haxhinasto: Ka ngelur vetëm miratimi i kreditorëve

Qeveria është në prag të një marrëveshje me kreditorët për të ndryshuar kontratën koncesionare të aeroportit të Rinasit.Ministri i transportit Edmond Haxhinasto që është edhe negociatori kryesor me investitorët preferoi të mos japë një afat se kur do të arrihet kjo marrëveshje duke paralamëruar se është fare pranë.Edmond Haxhinasto: "Ka ngelur vetëm miratimi nga ana e kreditorëve. Aksionerët e kanë arritur marrëveshjen, qeveria Shqiptare e ka arritur marrëveshjen. Duhet të japin atë "mungesën e kundërshtimit" ose "Ok" e tyre edhe ato që kreditojnë, ndaj reformës.Do të jetë jashtë edhe Kukësi, do të jetë jashtë edhe Vlora edhe e gjithë zona tjetër e Shqipërisë që ka sens të ndërtohet një aeroport tjetër. Sepse nuk mund të vendosësh 2 aeroporte në një rreze në jo më pak se 100 kilometra."Marrëveshja synon rënien dakort për ndryshimin e kontratës koncesionare që do t’i heqë TIA-s ekskluzivitetin e fluturimeve komerciale.Ministri Haxhinasto iu përgjigj akuzave të deputetëve të opozitës edhe për ecurinë e punimeve të rrugës së Arbrit dhe dështimin e konçensionit të rrugës së kombit.Edmond Haxhinasto: "Nuk përfundoi me sukses, sepse vlerat që u paraqiten nga të dy ofertuesit e fundit, ishin mbi 2 herë më të larta sesa vlera optimale"Për kërkesën konçensionare për pajisjen e targave me çip, ministri tha se reforma po vlerësohet dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim./Oranews.tv/