Dita Kombëtare e Iranit, Ambasadori Mozafari pritje në Tiranë
Ambasada iraniane në Tiranë ka organizuar një pritje me rastën e Ditës Kombëtare të Iranit, që shënon 37-vjetorin e fitores së revolucionit islamik që e ktheu vendin nga monarkia në republikë. Në pritjen e rastit ku ishin të pranishëm përfaqësues të parlamentit, zyrtarë dhe diplomatë, ambasadori i Iranit Mozafari apeloi për bashkëpunim për të luftuar terrorizmit. Ai vlerësoi raportet mes Iranit dhe vendit tonë.Me rastin e Ditës Kombëtare të Iranit, që shënon 37-vjetorin e fitores së revoluconit islamik që e kthehu vendin nga monarkia në republikë, selia diplomatike në Tiranë, ka organizuar një pritje të veçantë.Përfaqësues të parlamentit, zyrtare,ambasadorë, konsuj nderi, drejtues të komuniteteve fetare, u mirëpritën nga Ambasadori i Iranit në Shqipëri.Abdolmajid Mozafari shprehu kënaqësinë që një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të komplikuara ndërkombëtare në lidhje me programin bërthamor paqësor të Iranit u zgjidh nëpërmjet bisedimeve.Në vitin 1979 në Iran ndodhi revolucioni më i pabesueshëm i historisë së Lindjes së Mesme, po ashtu edhe më i rëndësishmi dhe domethënës nga këndvështrimi politik ndërkombëtar. Që prej këtij viti, Irani është një Republikë Islamike dhe në botë ka vetëm katër të tilla.Ajo iraniane është e vetmja e qeverisur nga shitët. Para kësaj date Irani ishte një monarki me në krye Shahun, aleati më i madh i SHBA-së në Lindjen e Mesme.[caption id="attachment_675415" align="alignnone" width="755"]
Dita Kombëtare e Iranit[/caption][caption id="attachment_675418" align="alignnone" width="746"]
Ylli Ndroqi me Amb. e Iranit[/caption]/Oranews.tv/