Njësitë e lëvizshme kryejnë mamografi falas për gratë në zonën e Dajçit

Nëpërmjet njësive të lëvizshme gratë në zonën e Dajçit në Shkodër kanë kryer mamografi falas për të parë situatën e sëmundshmërisë.Njësitë e lëvizshme si mamografi janë një mundësi për të diagnostikuar sëmundjet tumorale për gra të cilat jetojnë në zona më të thella rurale dhe kanë pak mundësi të jenë në kontakt me bluzat e bardha.Ilir Beqja: "Është një sëmundje që në moshen tuaj i prek gratë. Sa më shpejt ta identifikojmë, aq më mirë është për këdo, për gratë vetë, për familjet tuaja, po edhe për të gjithë ne. Sepse janë sëmundje që nëse zbulohen në kohë, historia dhe në Shqipëri tregon që kapercehen."Sipas mjekëve në këto njësi administrative janë kryer 2080 kontrolle bazë pa pagesë të grupmoshës 40-65 vjeç.Autoritetet e shëndetësisë thonë se njësitë e lëvizshme të mamografisë dhe checkup-i do të qëndrojnë deri në fund të javës në Qendrën Shëndetësore të Dajçit për të kryer kontrolle dhe ekzaminime për të gjithë banorët e fshtarrave Kotorr, Dragush,Mab, Gjadër dhe Gramsh ./Oranews.tv/