42 vjeçari Xhevahir Brasha u ekzekutua me 13 plumba në automjetin e tij

Policia e Durrësit zbardh detaje të reja për vrasjen e emigrantit në Fllakë mbrëmjen e së mërkurës. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se 42-vjeçari Xhevahir Brasha ka pasur probleme në Londër ku jetonte prej më shumë se 15 vjetësh.Policia sqaron se 42- vjeçari, është qëlluar plot 13 herë me breshëri automatiku, në automjetin tij tip benz nga persona ende të paidentifikuar, teksa po shkonte në banesë në Fllakë të Durrësit. Për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe identifikuar autorët e krimit, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit me shumë se 30 persona, të cilët dyshohet të kenë dijeni mbi ndonjë konflikt të mundshëm të 42-vjeçarit.Pavarësisht ndihmës së shpejtë, Xhevahir Brasha ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar 8 plagëve të marra në trup. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 13 gëzhoja të  armës llojit kallashnikov, model 56 si dhe automjetin tip benz të viktimës, me qëllim sigurimin e provave të cilat do të çojnë drejt identifikimit të autorëve të krimit.Policia po heton në disa pista, në atë të konflikteve të hershme që 42 vjecari mund të ketë pasur gjatë kohës që ndodhej në Angli apo edhe në Durrës si dhe ajo e vrasjes për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm pronësie e krijuar kjo në vendin e lindjes Has.[caption id="attachment_674745" align="alignnone" width="640"]xhevahir brasha 11 Ne foto: Viktima Xhevahir Brasha dhe vendi ku u gjet i vrarë[/caption]Vrasja ndodhi një ditë më parë, 10 shkurtNjë 42 vjeçar, baba i dy fëmijëve u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, 10 shkurt 2016, pranë banesës së tij në fshatin Fllakë të Durrësit.Viktima u identifikua zyrtarisht nga policia si Xhevahir Brasha me origjinë nga Hasi por banues në Durrës, ndërsa mësohet se ai kishte rreth 3 muaj  që ishte kthyer nga Anglia ku kishte jetuar për disa vite.Sipas policisë rreth orës 19:30, Brasha është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës. Ai është qëlluar me 2 plumba pas shpine.Banorët, të cilët dëgjuan krismat e armës, dolën menjëherë në rrugë për të parë çfarë kishte ndodhur, por pavarësisht se mbërritën në kohë, nuk mund ta mbanin në jetë 42-vjeçarin.Ky i fundit ndërroi jetë teksa po transportohej drejt spitalit të Durrësit. Menjëherë për ngjarjen është vënë në dijeni policia, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të krimit të rëndë.Hetimet- Policia shoqëroi në komisariat një numër personash, mes tyre të njohur dhe familjarë për të mësuar për ndonjë konflikt të hapur me persona të tjerë në Shqipëri.Familjarët kanë deklaruar se 42-vjeçari me origjinë nga Hasi ka qenë emigrant në Angli dhe vetëm para pak kohësh ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas familjarëve ai nuk kishte konflikte me të tjerë persona, të paktën jo në dijenin e tyre. Pavarësisht, deklaratave të dhëna nga familjarët të cilët mohojnë që i afërmi i tyre ka mosmarrveshje me të tjerë persona hetuesit e ceshtjes po hetojnë në disa pista.Një konflikt i hershëm i nisur në vitin 2008 me një fis tjetër në Has, të cilët jetonin në Angli, në të njëjtin qytet me viktimën mbetet një ndër pistat që po heton policia, pa përjashtuar këtu krimin e ndodhur për shkak të konflikteve të pronësisë apo edhe të implikimit të 42-vjeçarit në trafikimin e lëndëve narkotike.Me dy identitete- Policia dyshon që viktima kishte probleme me drejtësinë, pasi mbante dy identitete. Nga policia viktima është identifikuar me emrin Xhevahir Brasha, ndërsa vitet e fundit ai figuronte me emrin Agim Cakaj. Edhe në spital ai është shënuar me këtë emër."Na rezulton se viktime rreth 8 vite më parë ka pasur përplasje me një fis nga Hasi në Londër. Mendojmë se 42-vjeçari ka ardhur para tre muajsh me konflikte të mbartura nga Londra, ku jetonte vitet e fundit", kanë thënë burime nga grupi hetimor por pa përjashtuar pistat e thera.Familja e 42-vjeçarit me origjinë nga Hasi, ishte vendosur në fshatin Fllakë të Durrësit pas vitete 1990, aty ku me të ardhurat e siguruara nga emigrimi kishin investuar në pasuri të patundshme, kryesisht në blerje të tokave. Viktima që prej tre muajve ishte kthyer nga emigrimi, duke jetuar në shtëpinë e tij në Fllakë, aty ku kishte vendosur të ngrite dhe bizneset e tij.Errësira e ka bërë të pamundur identifikimin e autorit apo të autorëve. Daja i viktimës është shprehur : "Nuk kemi dyshime se kush mund të ketë qëlluar, pasi dolëm me vonesë dhe nuk pam asgjë. E gjetëm të shtrirë, në gramat e fundit, pranë shtëpisë. U përpoqëm për ta transportuar për në spital, por nuk mërriti i gjallë. Nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë këtru në shqipëri, sepse jetonte në Londër dhe para tre muajësh u kthyer. Në dijeninë tonë, Xhevahiri nuk ka pasur konflikte të hapura"Njoftimi i policisëMë date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: • Xh.B.42 vjeç. Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_674622" align="alignnone" width="640"]polici4 Ne foto: Policia ne vendin ku u gjet viktima[/caption][caption id="attachment_674623" align="alignnone" width="640"]polici3 Ne foto: Policia në spitalin rajonal të Durrësit[/caption][caption id="attachment_674625" align="alignnone" width="640"]polici2 Ne foto: Policia ngre postoblloqet per te kapur autorin[/caption][caption id="attachment_674626" align="alignnone" width="640"]polici Ne foto: Policia ngre postoblloqet per te kapur autorin[/caption]