Urdhri i Psikologut, "profesioni i psikologut po ushtrohet nga veterinerë"

Grupet e interesit kundërshtojnë drafin e Urdhrit të Psikologut që sipas tyre u jep të drejtë të ushtrimit të këtij profesioni edhe atyre që nuk e kanë kryer arsimin përkatës. Në Komision ata sollën shembuj sesi të diplomuarit për veterinari jo pak herë  kanë ushtruar profesionin e psikologut.Një draft i Qeverisë për Urdhrin e Psikologut ka ngjallur reagime të ashpra në radhët e grupeve të interesit, të cilët kundërshtojnë liçensimin e atyre që nuk e kanë përfunduar arsimin përkatës.Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të thirrur për këtë draft ata kanë ngritur shqetësim se drafti i jep të drejtë të ushtrimit të profesionit edhe atyre që mun të kenë përfunduar vetëm një master për psikogji, duke sjellë shembuj të trajtimeve të gabuara te pacientët.Miranda Doksani: Hajde njëherë në klinikë përballë me mua dhe pacientin sa vuan dhe më ka ardhur zonja.kryetare nga një nga këto pseudoprofesionistët që më është dashur një vit të zhbëj atë që kishte bërë pseudoprofesionisti sepse ai ishte me depresion dhe pseudoprofesionisti e kishte bindur që ishte psikotik. Dhe e kishte dendur në budallallëqe.Elona Hasko: Në vend të psikologëve ka punësuar shkenca sportive deri dhe veterinari dhe gjuhë letërsi dhe unë zonja.Hysa kam gjetur gabime fatale. Fëmijë autikë të cilët kanë qenë të padiagnostikuar.Grupet e interesit ngrenë të njëjtin shqetësim edhe për psikologët që punojnë në administratë.Jolka Nathanali: Dhe institucionet që kanë lejuar që të futen pa Bachelor, ndërkohë që Bachelori i psikologjisë ekzistonte që në ’96. Dmth imagjino çfarë mish-mashi, të bësh Master kur nuk ke formimin bazë, të bësh një specializim të specializuar kur nuk ke bazën.Edhe pse nuk e ka shprehur qëndrimin politik, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i kërkoi Ministrisë së Mirëqënies Sociale të ulet në diskutime me grupet e interesit.Albana Vokshi: Ju lutem deri të martën bëni dhe një përpjekje të fundit fare. Mund të keni zjarr në dy vjet por mundet që për 5 minuta ta gjeni një zgjidhje, nuk ka rëndësi.