Atentat në hyrje të pallatit, njeriu me kapuç plagos me pistoletë 56 vjeçarin

Një 56-vjeçar mbeti i plagosur në rrethana misterioze ndërsa po hynte në banesën e tij, në një pallat në lagjen “Tophanë” të Shkodrës.Selami Ahmeti kishte ngjitur shkallët e para të pallatit drejt portës kryesore, kur u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt rreth orës 15.20 minuta të së mërkurës nga një person i paidentifikuar.Kanë qenë kalimtarët e rastit ato të cilët pasi dëgjuan krismat, kanë shpejtuar t’i japin ndihmën e parë 56-vjeçarit, si dhe kanë lajmëruar policinë lokale.Selami Ahmeti u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa raportohet se momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivët e policisë Shkodër dhe grupi ekspertizës të cilët kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa kanë shoqëruar në komisariat disa persona.Sipas dëshmive të para të personave që ndodheshin në zonë, autori ka qenë i maskuar me një kapuç, ndërsa ishte me mjekër.Ato kanë deponuar përpara uniformave blu se në momentin që ky shtetas ndodhej vetëm pak metra larg 56-vjeçarit ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tij dhe më pas është larguar menjëherë në këmbë nga vendngjarja.Hetimet e policisë dhe krehja e zonës vijojnë, me qëllim rënien në gjurmët e autorit.Pritet që në ndihmë të policisë të mund të vijnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorit si dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.[caption id="attachment_674177" align="alignnone" width="640"]plagosje shkoder3 Vendi ku u qëllua me armë 56-vjeçari[/caption][caption id="attachment_674178" align="alignnone" width="640"]plagosje shkoder2 Vendi ku u qëllua me armë 56-vjeçari[/caption][caption id="attachment_674179" align="alignnone" width="640"]plagosje shkoder1 Vendi ku u qëllua me armë 56-vjeçari[/caption]