Dade: Zgjedhja e Kryetarit të PS me një anëtar një votë, Kongresi të vendosë datën
Deputetja socialiste Arta Dade kërkon që kryetari i Partisë Socialiste të zgjidhet me parimin një anëtar një votë.Në një letër drejtuar kreut të grupit parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi e cila mban dhe firmën e koleges së saj Mimoza Hafizi, Dade kërkon që para Asamblesë të njihen me ndryshimet në statut dhe të jetë Asambleja që të përcaktojë rendin e ditës për Kongresin e 19 marsit.“Në mbledhjen e Asamblesë të bëhet një shtesë”.Dade kërkon që në Kongres të përcaktohet data e zgjedhjeve për kryetarin e PS, të paraqitet platforma për kandidatin dhe ti lihet një muaj kohë pas Kongresit garës për kreun e socialistëve.Mësohet se Dade dhe Hafizi do ti drejtohen me një letër edhe Komisionit të Garancive Statusore.[caption id="attachment_674220" align="alignnone" width="473"]
Ne foto: Letra e Dades drejtuar Gramoz Rucit[/caption]