Erdogan akuzon SHBA-në: Furnizuan rebelët me armë
Presidenti i Turqisë, Tayp Erdogan, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se amerikanët kanë mbështetur rebelët kurdënë Siri, me armatime dhe municione.Sipas tij, Washingtoni është përgjegjësi kryesor i përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi sipas tij, ata kanë krijuar një "det me gjak" në Siri. Ergodan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara, kanë bashkëpunuar me Partinë e Puntorëve të Kurdistanit dhe atë të Unionit Demokrat, të cilat konsiderohen si organizata terroriste nga qeveria e Ankarasë."Ne vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim pasi grupimet e militantëve kurdë janë organizata terroriste, por amerikanët nuk mendojnë kështu. Ata kanë bashkëpunuar me Partinë e Puntorëve të Kurdistanit dhe me Unionin Demokrat, duke i furnizuar ata vazhdimisht me municione. Një gjë e tillë e ka kthyer Sirinë në një det prej gjaku. Ata janë përgjegjësit kryesorë për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme."Më tej, Erdogan tha se mbështetja qe vendi i tij ka marrë për të menaxhuar krizën e emigrantëve ka qënë e pakët. Ai nënvizoi se Turqia ka strehuar të paktën 3 milionë irakianë dhe sirianë, ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara, i ka akorduar një fond minimal prej 455 milionë dollarësh.Në mbyllje, Presidenti Erdogan, deklaroi se për të strehuar azil-kërkuesit, Ankaraja ka shpenzuar deri më tani, të paktën 10 miliardë dollarë./Oranews.tv/