Partitë opozitare në Kosovë takohen në selinë e AAK-së
Liderët e tre partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura në ambientet e selisë së AAK-së. Në një deklaratë zyrtare të publikuar pas takimit, mësohet se ata kanë rënë dakord për të vijuar kundërshtimin e marrëveshjeve të firmosura në Bruksel me Serbinë dhe Malin e Zi.Në komunikatë thuhet se këto forca politike do të kërkojnë shpërndarjen e parlamentit si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.Opozitarët kanë deklaruar protesta e parashikuar për t'u mbajtur më 17 shkurt në Prishtinë, do të jetë më e madhja e organizuar prej tyre, teksa nënvizuan se në rrugët e kryeqytetit do të ketë afro 100.000 protestues.Sipas përllogaritjeve të bëra nga Policia e Kosovës, në protestën e fundit të organizuar nga opozita pati afro 35.000 aktivistë.Ky takim vjen pas pjesëmarrjes së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në tryezën e dialogut midis qeverisë dhe opozitës të thirrur nga Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Fillimisht lëvizja vetvendosje e dënoi praninë e Haradinajt, në këtë mbledhje, por më pas, partitë opozitare thanë se do t'a vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, deri sa qeveria Mustafa të japë dorëheqjen./Oranews.tv/