Akuzohet për keqtrajtim të nxënësve, në hetim mësuesi nga Librazhdi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2016, 11:20
Policia e Elbasanit ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për mëuesin e shkollës së mesme në fshatin Orenjë të Librazhdit pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke keqtrajtuar dy nxënës 17 dhe 18 vjeç.Sipas policisë “mësuesi më datë 06.02.2016, duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësit e mitur të kësaj shkolle, konkretisht shtetasit:A.A, 17 vjeç, banues në fshatin Orenjë Librazhd.D.SH, 18 vjeç, banues në fshatin Orenjë Librazhd.”Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"