Zaganjori: 13 mijë çështje presin të gjykohen, reforma të jetë gjithëpërfshirëse

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori tha se numri i çështjeve që janë gjykuar që nga viti 2010 deri në 2015 janë rritur, por janë 13 mijë çështje që presin gjykim.Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Zaganjori tha se në kuadër të reformës në drejtësi situata në drejtësi duhet të përmirësohet.Po ashtu Zaganjori ka kërkuar që "të unifikohet praktika gjyqësore për çështjet e pensioneve, të largimit nga puna dhe të pronarëve. Të vendosim rregullat bazë për zgjidhjen e këtyre konflikteve, të cilat janë një mjet efektiv për të luftuar korrupsionin"Zaganjori: Nëse në 2010 janë shqyrtuar 3400 çështje, në 2011 3500 çështje, në 2012 4600, në 2013 4200, në  2014 6500 cështje, në 2015 janë shqyrtuar 7500 çështje. Të ndara sipas kolegjeve.Ndryshimi që vihet re në shqyrtimin e cështjeve në vite ka një përmirësim të ndjeshëm, sepse numri i cështjeve që presin gjykim është 13 mijë çështje.Sot jemi në një situatë që në Kolegjin Penal gjykohen cështjet e vitit 2015. Në kolegjin Administrativ dhe Civil në vitin 2013. Mund të ketë ndonjë cështje të prapambetur, por ne jemi në vitin 2013.Në kuadër të reformës kjo situatë duhet të përmirësohet ndjeshëm. Drejtësia duhet të jetë efektive, e pavarur dhe transparente.Në një bashkëbisedim me gazetarët Zaganjori tha se kanë pasur vërejtje në lidhje me reformën në drejtësi dhe ato  ja kanë paraqitur Komisionit të Venecias.Zaganjori: Në të gjitha tryezat kemi theksuar nevojën e bërjes së reformës sepse ky është një detyrim në cdo vend demokratik. Pushtetit gjyqësor duhet të jetë transparent, i pavarur.  Ne kemi mbështetur këtë reformë por kemi thënë që reforma duhet të jetë më gjithëpërfshirëse. Ftesave që na janë bërë ne i jemi përgjigur në cdo kohë.Në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë unë kam ngarkuar në mënyrë permanente përfaqësues në nënkomisionet e reformës. Po marrim pjesë në draftligjin e projekligjeve. Kemi komunikuar, kemi trajtuar këtë cështje edhe në konferencën gjyqësore kombëtare. Nga ana tjetyër këshilli ekzekutiv i konferencës gjyqësore ka komunikuar me nënkomisonit për të paraqitur mendimin.Kemi pasur kontakte me Komisionin e Vencias, kemi paraqitur vërejtjet tona lidhur me reformën dhe na vjen mirë që një pjesë e mirë e këtyre vërejtjeve gjejnë pasqyrim te mendimin e parë të Komisionit të Venecias. Urojmë që të ketë një konsensus të kësaj reforme dhe dhënies jetë të kësaj reforme.