4 Ministri marrëveshje për rritjen e sigurisë online për fëmijët
Në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë, 4 Ministri kanë firmosur një marrëveshje që synon rritjen dhe promovimin e sigurisë online të fëmijëve.Marrëveshja është firmosur mes Minsitris së Inovacionit, Ministria e Brendshme, e Arsimit dhe ajo e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Harito: Interneti i sigurt sot për fëmijët është i domosdoshëm dhe me moton le të themi “kush lundron i sigurt, lundron në mënyrë inteligjente”.Ndërkohë Ministrat Tahiri, Nikolla dhe Klosi nënvizuan se në këto vite është bërë shumë pak për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet online.Tahiri: Modele dhune transmetohen gjithkund, edhe nga parlamenti. Edhe parlamenti është frymëzues i një dhune konstante çdo të enjte për fëmijët, është teatri i dhunës më i keq për fëmijët.Nikolla: Çdo individ, ca më shumë fëmijët janë të ekspozuar ndaj intimidimit, kërcënimit, abuzimeve online. E rëndësishme është që ne të fillojmë dhe të mendojmë me plane konkrete sesi ne mund ti përgjigjemi këtij fenomeni në mënyrë efikase.Klosi: Flasim kaq shumë për mbrojtjen e fëmijëve, por kemi një sistem të çorientuar. Dhe ne duhet të bëjmë gjëra të thjeshta, mekanizma të thjeshta në mënyrë që çdo qytetar kur shikon një fëmijë të pambrojtur të dijë si të reagojë.Gjatë takimit, 4 Ministrat u angazhuan edhe për ngritjen e mekanizmit kombëtar për sigurinë e fëmijëve në internet, ndërsa u prezantua edhe platforma isigurt.al, që ka si mision bashkërendimin e përpjekjeve për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët, viktima të abuzimit dhe dhunës seksuale në internet, për të identifikuar dhe bllokuar materialet e paligjshme dhe ato me përmbajtje të papërshtatshme.