Ndotet Osumi, Banorët: Është bërë vendgrumbullim mbetjesh
Ndotja e Lumit Osum në Berat ka irrituar banorët e zonës, të cilët kërkojnë të gjenden përgjegjësit. Sipas banorëve ujërat e Osumit janë kthyer në burim infeksioni.Lumi Osum në Berat këtë fillim jave është ndotur sërish me mbetje në formë shkume, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti i fabrikave të lëkurës operuese në zonë.Qytetarët thonë se ndotja është shoqëruar dhe me aromë kutërbuese, duke e shndërruar lumin në vendgrumbullim mbeturinash.Banor: “Shikojeni vetë njëherë si është, me mbeturina. Seç janë disa punishte të lëkurës atje dhe shkarkohen aty. Vetëm shkumë dhe aromë më të poshtër nuk ka. Edhe në shtëpi e kuptojnë nga aroma që kemi kaluar afër lumit.Gjallesa nuk ka më njëherë.”Banor: “ Jo shumë normale me këto papastërti e me këto mbeturinat që hidhen brenda.”Banore: “Është shumë shqetësuese përderisa Berati ka shumë turistë dhe bën pjesë në UNESKO kjo gjë nuk duhet të ndodhte.”E kontaktuar, Zyra Rajonale e Mjedisit në Berat shpjegon se këta operatorë janë gjobitur më herët për ndotjen e Osumit, ndërsa aktualisht do merren mostra për të parë origjinën e ndotjes së ujërave./Oranews.tv/