Ndihma ekonomike, Shërbimi Social: Rreth 200 abuzime në 2015-n

Abuzimi me skemën ekonomike ka sjellë shkarkimin e një administratori dhe paralajmërimin e 10 të tjerëve nga Drejtoria e Shërbimit Social në qarkun e Lezhës. Sipas krerëve të kësaj drejtorie, dëmi ndaj shtetit është i konsiderueshëm.Një Administrator i ndihmës ekonomike është shkarkuar nga puna, ndërsa 10 të tjerë janë paralajmëruar përshkak të abuzimeve me këtë skemë në Qarkun e Lezhës. Sipas Drejtores së Shërbimit Social Lezhë, janë mbi 185 familje që kanë përfitur ndihmë ekonomike në mënyrë abuzive gjatë vitit 2015-të, ndërsa 17 të tjerë kanë përfituar pagesë paaftësie.Ardiana Jaku: “Gjetja e 185 familjeve që përfitonin në mënyrë abuzive nga skema e ndihmës ekonomike, dhe kjo e konvertuar në një dëm ekonomik prej 288648 lekësh. Ndërsa përsa i takon skemës tjetër të pagesës së aftësisë së kufizuar janë gjetur 17 individë që kanë përfituar pagesa të parregullta me një dëm ekonomik në vlerë 421 800 lekë."Drejtoria e Shërbimit Social në Lezhë bëri të ditur se do të ketë një monitorim të rreptë në 21 Njesitë Administrative të Qarkut të Lezhës gjatë periudhës në vazhdim me qëllim shmangien e abuzimeve./Oranews.tv/