Emigrantët nga Siria, priten 600 mijë tjerë në Turqi

Skenari më i keq që i tremben autoritet turke është ardhja e një fluksi të ri prej 600 mijë klandestinësh nga Siria në një periudhë shumë të shkurtër. Ushtria siriane ka avancuar në drejtim të kufirit turk të hënën në një ofensivë të madhe të mbështetur nga Rusia dhe Irani, që rebelët thonë se tani kërcënon të ardhmen e kryengritjes së tyre gati pesë-vjeçare kundër Presidentit Bashar Al-Asad.Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus thotë se sulmi në qytetin e Alepos po përkeqëson gjendjen.Në të ardhmen e afërt skenari më i keq që mund të ndodhë është grumbullimi i 600 mijë sirianëve në kufirin turko sirian. Ndërkohë që aktualisht 77 mijë të tjerë janë strehuar në kampet e ndërtuara përgjatë kufirit .Siç e dini, vetëm javën e kaluar ne kemi pranuar 5.600 emigrantë, tha Kurtulmus gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.Të hënën, kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Ankaraja do të pranojë rreth 30 mijë refugjatë nga turma që pret në anën tjetër të kufirit, por kur të jetë e nevojshme, duke sinjalizuar një ndryshim të politikave afatgjata të dyerve të hapura të Ankarasë.Turqia ka argumentuar se e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të menaxhuar fluksin është krijimi i një "zonë të sigurt" brenda Sirisë - e mbrojtur ndërkombëtarisht, ku civilët e zhvendosur mund të strehohen pa kaluar në Turqi. Ndërkohë qindra mijëra presin në kampet e ndërtuara në kufirin mes dy vendeve, në kushte të vështira, me shpresën e hapjes së dyerve nga Ankaraja./Oranews.tv/