Mustafa: Pengimi i punës së institucioneve dhe dhuna, s’mund të jenë alternativë
Pengimi i punës së institucioneve nuk është alternativë. Dhuna nuk mund të jetë alternativë sepse dëmton funksionalitetin dhe imazhin e vendit tonë. Aktorët e kësaj dhune nuk po shprehin gatishmëri të ulen dhe të flasin për këto probleme.Kështu pohoi kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një tryezë me shoqërinë civile dhe mediat, ku teme diskutimi është gjendja e fundit në vend.Mustafa vleresoi lartë rolin e shoqërisë civile dhe mediave në gjetjen e rrugëve të përbashkëta për të dal nga situata. Ndërsa duke folur për Thaçin, ai tha se ky është rivali më i madh i tij edhe pse qe 14 muaj qeverisin së bashku."Jam i bindur që edhe për mua edhe për këtë do të ishte më lehtë që njëra palë të ishte pozitë e tjetra opozitë, por realiteti është tjetër. Po qeverisim së bashku në një fazë tepër të rëndë për Kosovën”, tha ai.Kryeministri Mustafa po ashtu dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në këtë takim dhanë argumentet e tyre rreth Asociacionit dhe demarkacionit.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi përfundon në momentin që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm atëherë kur të qartësohet çdo dilemë.Thaçi ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe buron nga dokumenti i Ahtisarit por edhe pavarësia buron nga ai dokument. Ai u ndal edhe te demarkacioni me Malin e Zi, duke thënë se komisioni ka bërë një punë profesionale, duke u respektuar hartat e NATO-së dhe jo hartat tjera.“I kemi ftuar çdo qytetar që nëse një centimetër i kontestohet të vjen dhe kjo çështje do të rregullohet. Kjo çështje do të përmbyllet kur të ratifikohet në Kuvend dhe aty kalon vetëm kur qartësohen çdo dilemë”, ka thënë Thaçi.Ndërsa, Baton Haxhiu u tha dy liderëve të dy partive më të mëdha në vend se këto argumente duhet t’i paraqesin para opozitës dhe jo para mediave e shoqërisë civile. Ai tha se me ngjarjet e fundit po rrezikohet rendi juridik në vend./KosovaPress/