Grida Duma në Prrenjas: Prioritet i PD, bujqësia
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma gjatë bashkëbisedimit me banorët dhe fermerët e Përrenjasit u premtoi atyre angazhim maksimal të demokratëve në sektorin e bujqësisë, sa të marrin pushtetin. Duma tha se niveli i varfërisë është rritur aq shumë sa shqiptarët luftojnë për bukën e gojës.Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma është takur me banorë, fermerë dhe tregtarë të Përrenjasit, me të cilët bashkëbisedoi rreth gjendjes së tyre ekonomike.Qytetarët ngritën shqetësimin e mungesës së punës, dhe për pasojë rritjen e nivelit të varfërisë.Qytetare: “ Nuk kemi as punë, as bukë, as shtëpi, asnjë gjë nuk kemi. Jemi rrugëve.”Qytetar: “Ishim në Greqi , erdhëm këtu, punë nuk ka. Mashtrime, gënjeshtra.”Qytetar: “Patëm pak punë, kurse tani asgjë.”Duma vlerësoi se gjendja ekonomike e banorëve të Përrenjasit, shumë prej të cilëve jetojnë falë bujqësisë është aq e madhe, sa u mungojnë dhe ushqimet bazë.Grida Duma: “Ndërsa nuk blihet dot, ndërsa nuk shitet dot, produktet edhe hidhen. Hidhen produktet ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri të skajshme të mbijetesës së ushqimit. Nuk flitet për punë. 10% e mbetur e Bashkisë së Përrenjasit deklarohet që midis 33-34 % jetojnë më ndihmën ekonomike.”Grida Duma u zotua që kur demokratët të vijnë në pushtet, do kenë prioritet fshatin dhe bujqësinë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe qytetarët nga varfëria./Oranews.tv/