Anëtarësimi i bizneseve, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër draftit të qeverisë

Projektligji i qeverisë, i dorëzuar tashmë në Kuvend, që e bën të detyrueshëm anëtarësimin e të gjitha bizneseve në Dhomën Publike të Tregtisë ka hasur në kundërshtimin e fortë të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Kreu i saj, Mark Crawford shpjegon në një intervistë për Ora News se një nismë e tillë nuk ndihmon bizneset, por i bën ato të varura nga qeveria, teksa kuota e anëtarësimit që duhet të paguajë çdo subjekt, është në vetvete një taksë e fshehtë.Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton projektligjin e qeverisë për anëtarësimin me detyrim te të gjitha bizneset, të mëdha apo të vogla në Dhomën Publike të Tregtisë. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford shpjegon në një intervistë për Ora News arsyet e kundërshtimit, që i janë dërguar zyrtarisht edhe Komisionit Parlamentar të Ekonomisë nëpërmjet një shkrese.Mark Crawford: “Ne e vlerësojmë rolin që çdo dhomë ka por e kuptojmë që biznesi është më i mirë kur ka liri për të vendosur.Nëse një dhomë është e varur nga buxheti i shtetit ose nga një vendim shtetëror për të tërhequr anëtarë të tyre do të thotë që nuk janë të pavarura, janë të varura nga vendimi i shtetit.Sa peshë ka kritikimi i tyre në këtë rast? Unë kam folur me disa biznese qoftë i madh apo i vogël , dikush thotë që do ka lidhje me tregun gjerman e do bashkohet me të, dikush tjetër thotë që ka lidhje me tregun e qytetit e do bashkohet me dhomën e qytetit e dikush tjetër thotë që nuk ka lidhje fare me të.Kush e di më mirë se pronari i biznesit? E di shteti?"Për Dhomën Amerikane të Tregtisë, anëtarësimi me detyrim në Dhomën Publike të Tregtisë në bazë të një kuote që duhet të paguajë çdo biznes, është një taksë e fshehtë që vendoset dhe që rrit kostot për sipërmarrjen.Mark Crawford: “Qeveria thotë që do heqim taksat për biznesin e vogël por do i shtojmë një pagesë që është e detyrueshme do me thënë është një taksë jo e direktë. Ne besojmë se në përgjithësi të gjitha dhomat që janë këtu kanë vlerë, ofrojnë diçka por është një presion i mirë për ata që janë të detyruar por vijnë me vullnet.”Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, projektligji nuk është konsultuar me shoqatat e biznesit, të cilat do të dobësohen nga një nismë e tillë ./Oranews.tv/