Mungesa e ujit të pijshëm, probleme për një lagje në Sarandë dhe në Durrës

Mungesa e ujit të pijshëm dhe e infrastrukturës rrugore është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për banorët e një lagjeje të Sarandës. Ata kërkojnë zgjidhjen e problematikave, të cilat u kushtëzojnë përditshmërinë. Në Durrës ujësjellësi po i jep zgjidhje problemit të mprehtë të mungesës së ujit në zonën e Ish Kënetës.30 familje në lagjen Kodër në Sarandë ngrenë shqetësimin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rrugës. Sipas banorëve rruga është ngushtuar dhe nuk kalojnë dot as zjarrëfikësja e as ambulanca në raste emergjente, ata shtojnë se janë ankuar në Bashkinë e Sarandës prej disa vitesh tashmë por nuk po gjehet zgjidhje.Banore: “Kaluan kaq vite, kemi shkuar në bashki,kemi bërë kërkesë dhe parvjet dhe tani para një jave.Nuk na kanë dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Do vijmë sot, do vijmë nesër.”Banore: “Ne kemi shumë vite që ankohemi për këtë punë . Shkojmë në bashki gjithmonë, asnjë shpresë, asnjë përgjigje nuk na japin.Rrugë për të kaluar nuk kemi, ujë s’ka.”Banor: “Na është zënë rruga këtu që nuk vjen dot as makina, as zjarrëfikësja, as ambulanca. Tubat e ujit kanë ngelur në ajër.”Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë Sarandë Pëllumb Halimi sqaron për Ora News se problemi i ujësjellësit është çështje që do marrë zgjidhje shumë shpejt, ndërsa në lidhje me rrugën duhet pritur një studim urbanistik, pasi është e bllokuar nga një masiv shkëmbor.Pëllumb Halimi: “Problemi i ujit të pijshëm është problemi më i thjeshtë, do zgjidhet me investimet që po bëhen tani në qytet.Ato do të marrin ujë sepse të gjithë këto gjëra për të marrë ujë njerëzit do të bëhen.Rruga është e bllokuar nga një pjesë shkëmbi ose nga një dalje që ka, e cila kur janë ndërtuar godinat, nuk është marrë në studim urban të zonës.”Në Durrës brenda muajit shkurt pritet të zgjidhet problemi i mprehtë i furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e ish-kënetës.Gerald Dautaj: “Ky Investim do të përballojë që të gjithë pjesën e zonës së ish Kënetës si dhe një pjesë të lagjes 18 , konkretisht deri te fusha e rërës që dhe ajo ka qënë një zonë problematike për ne.”Investimi që kap vlerën 10 milionë lekë nis nga rrethrrotullimi i Kënetës nga ku bëhet shpërndarja për të gjithë zonën./Oranews.tv/