Takim me banorët e prekur nga përmbytjet, PD: Jo shpenzime luksi, ndihmë popullit

Krerët e departamenteve të Partisë Demokratike ishin në Vlorë dhe Novoselë, ku u takuan me banorët e prekur nga përmbytjet. Pasi dëgjuan ankesat e banorëve, demokratët i bënë thirrje qeverisë të mos bëjë shpenzime luksi, por të dëmshpërblejë banorët dhe të investojë për shmangien e përmbytjeve në të ardhmen.Drejtues të departamenteve në Partinë Demokratike kanë qenë në Vlorë dhe Novoselë te familjet e prekura nga përmbytjet. banorët thonë se ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.Banor: “Të majtë apo të djathtë mua nuk më intereson fare. Mua më intereson që në 25 vjet nuk kanë hapur kanalin.Pse nuk më ka ardhur mua njeri të më trokasë në derë qoftë nga e majta apo e djathta e të më pyesë a je mbytur apo u mbytsh deri në grykë. ”Banor: “Erdhën i morën sa fidanë ke aty. Nuk na dhanë asnjë lloj letre.”Kreu i Departamentit të Territorit, Turizmit dhe Pyjeve në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i kërkoi qeverisë, që në vend të investimeve të panevojshme për dekodera dixhitalë apo xhakuarë sic tha ai, të ndihmojë dhe kompesojë familjet e prekura nga përmbytjet në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë dhe në Novoselë.Malltezi: “Të rregullojë kanalet sipërfaqësorë , kanalet e ujrave të zeza me shumë më pak fonde se ç’janë fondet për dekoderat. I gjithë halli dhe vështirësitë shumë vjeçare  të gjithë këtij komuniteti prej mbi 400 familjesh mund të zgjidhen.Do ishte mirë që fillimisht të zgjidhim hallet e këtyre familjarëve, të këtyre familjeve që përmbyten sa herë ka shi se sa të shpenzojmë para për dekoderat apo punime luksi.”Vetëm në Vlorë nga përmbytjet e muajit tetor 2015 u dëmtuan të paktën 420 familje. /Oranews.tv/